Page 123 - Demo
P. 123


                                    MakbethNë rrugën e kthimit nga lufta si fitimtarë, Makbethi dhe Bankoja përshëndeten nga tri magjistrica. Ato i profetizojnë Makbethit se do të bëhej than i Kodrit dhe që të nesërmen mbret, ndërsa Bankos që do të bëhej atë mbretërish. Magjistricat kanë në këtë tragjedi aftësi të mëdha profetike, ndonëse thuhet se nuk është e sigurt nëse profecitë e tyre janë me të vërtetë të paracaktuara për t’u realizuar apo thjesht me fjalët e tyre e nxitin Makbethin të ndërtojë në mënyrë aktive fatin e tij. Fjalët e magjistricave duket se gërvishtin në karakterin e Makbethit atë që deri më tani ai e ruan thellë brenda vetes: etjen e madhe për pushtet, të pashprehur ende në atë formë ekstreme që do të zgjedhë më pas për t’u bërë mbret. Këto ambicie të brendshme, të strukura diku thellë në kufijtë e ndërgjegjes së tij, duket sikur magjistricat i nxitin në formën e parashikimeve, gjë që nuk ndodh te Bankoja, pasi ky nuk i merr seriozisht fjalët e tyre.Përkthyer nga Fan S. NoliE TRETA MAGJISTRICËGjëmen daull’ e një ushtari:Na vjen Makbethi, kumandari.TË TRIADor’ për dore ziruni,rreth’ e rrotull priruni,Tok’ e det’, përpihuni,Tri her’ un’ e ti tri herë, tri mbi to, del nënt ‘e prerë.Dhe u lidh magjia sterrë. (Hyjnë Makbethi e Bankoja.)MAKBETHI Ditë që zbardh e nxin si kjo, s’kam parë.BANKOJAÇ’janë këto të fishkura dhe rrobëçjerra,Që nuk duken ndenjëse të dheutMegjithëqë banojnë përmbi të?Të gjalla a jeni vallë?A rroni vallë? A mund t’ju pyes? Më dukeni sikur më merrni vesh,Se përmbi buzët zhubra tuajaPo vini duart e krasitura. Duhet të jeni gra, po mjekrat tuajaNuk më premëtojnë të besoj.MAKBETH Flisni, në mundni; ç’jeni vallë?E PARA MAGJISTRICËGëzuarsh, o Makbeth, o than i Gramsit! Uilliam ShekspirUilliam Shekspir (1564-1616) është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjithë kohërave. Po ashtu edhe dramaturg, poet dhe aktor. Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri shkroi 37 vepra, nga të cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshin 154 sonete, që konsiderohen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë asaj periudhe, si dhe 2 poema të gjata. Ndër veprat e tij më të bukura veçojmë tragjeditë: “Makbeth”, “Hamlet”, “Otello”; komeditë: “Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë”; dramat historike: “Henri IV”, “Riçardi II” etj. Shekspiri e ngriti artin dramatik në majat më të larta të letërsisë botërore. Veprat e tij mbeten një pasuri e pashtershme për të gjitha kohërat dhe të admirueshme për çdo brez lexuesish. Para leximit121Lexojmëtekste dramatike 
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127