Page 124 - Demo
P. 124
E DYTA MAGJISTRICËGëzuarsh, o Makbeth, o than i Kodrit!E TRETA MAGJISTRICËGëzuarsh, o Makbeth, që bëhesh nesër mbret!BANKOJAV’lla, pse u drodhe? Pse të trembin gjëraQ’i tingëllijnë veshit aqë bukur?Për Zotin, jeni vallë pamje fantazieApo me trup, siç dukeni të gjalla?Tim shok bujar këtu e salutoniMe hir të shpejtëm’ e profeti të madhe,Për zyrë më të lart’ e shpresë froni;Sa u habit e fluturon prej gazit;Po mua nuk më flisni. Posa mundkiTë shihni shkoqur farën e së pritmesE të tregoni ç’mbin e ç’nuk mbin?Më flisni pra dhe mua, që s’ju lyp, Favor as druhem nga urrejtja juaj. E PARA MAGJISTRICËGëzuarsh!E DYTA MAGJISTRICËGëzuarsh! E TRETA MAGJISTRICËGëzuarsh!E PARA MAGJISTRICËM’i vogël se Makbethi dhe m’i madh.E DYTA MAGJISTRICËJo aq i lumtur, po dhe ca më i lumtur. E TRETA MAGJISTRICËKe për të lindur mbretër, po mbret s’bëhesh. Gëzuarshi të dy, Makbeth e Banko!E PARA MAGJISTRICËGëzuarshi të dy, Banko dhe Makbeth!MAKBETHI Qëndroni, folëse gjysmake, thomëni!E di, jam than i Gramsit, si të vdes’ im atë:Po qysh i Kodrit? Than’ i Kodrit rronE përparon; dhe, që të bëhem mbret,S’ka as të ngjar’ as e besoj më tepër Se than i Kodrit. Thomëni, që nga Fjalorthan – titull i vjetër skocez, që i përgjigjet titullit të baronit anglez.122Lexojmë

