Page 125 - Demo
P. 125
ma sillni këtë lajmë të çuditshëm?Dhe pse na ndalët te ky yrt i shkretë,Me të këtilla salutime profetike?Ju përgjëroj për Zotin, flisni! (Magjistricat zhduken.)BANKOJAKa flluska dheu, pikërisht si uja.T’atilla janë. Ku u zhdukën vallë? MAKBETHI U shkrinë trupa si firomë n’erë.Ah, sikur të qëndronin dhe ca pak këtu!BANKOJAKëtu, a qenë vall’ato që pamë?Apo mos kemi ngrënë rrënjë helmi,që na e turbulluan arësyen? MAKBETHI Ke për të lindur mbretër!BANKOJABëhesh mbret.MAKBETHI Dhe than i Kodrit. Apo s’than ashtu?BANKOJAAtë avaz e ato fjalë. – Kush po vjen? (Hyjnë Rosi dhe Angusi.)ROSIMakbeth, me gaz ka pritur mbreti ynëMandatën e sukseseve të tua;Dhe kur mësoi me ç’trimëri i theveRebelët, admiroi e lëvdoi Fatbardhësinë tënde dhe të tij, Pa me çudi se ç’bëre në një ditë: U sule kundër burrave norvegëpa pasur frikë nga rrezik a vdekja123Lexojmë

