Page 127 - Demo
P. 127
Studim teksti3 Çfarë ka bërë Makbethi që meriton kaq shumë lëvdata nga mbreti? 4 Çfarë titulli i ka dhënë mbreti Makbethit? 5 Kundër kujt kanë luftuar Makbethi dhe Bankoja?Analizojmë tekstin6 Makbethi dhe Bankoja u takuan me magjistricat në një ditë që zbardh e nxin.Nisur nga këto fjalë, përshkruani paralelizmin mes motit dhe gjendjes së personazheve. 7 Përshkruani pamjen e magjistricave duke u nisur nga fjalët e Bankos dhe Makbethit. Çfarë e bën Bankon të dyshojë në përcaktimin e gjinisë së tyre? 8 Magjistricat i shprehin Makbethit një profeci për të ardhmen e tij të lavdishme, ndonëse ky nuk ua kërkon një gjë të tillë. Ndryshe nga ai, Bankoja u lutet t’ia thonë këtë gjë. Pse? 9 Makbethi përdor togfjalëshin “salutim i profetizuar” për fjalët që i thonë magjistricat. Analizoni mënyrën e veçantë të të shprehurit të magjistricave. Interpretojmë tekstin 10 Interpretoni fjalët e Bankos: Si? A e thënkërka të vërtetën djalli? Në cilin moment ai shprehet kështu? 11 Interpretoni fjalët e Bankos në fund: “Dhe shpesh, që të na kap’ e të na prishë, na e thotë të vërtetën djall’i ferrit”. Çfarë tregon kjo për këtë personazh?Gjuha e tekstit12 Gjeni në tekstin e mësipërm dy krahasime të shprehura nga Makbethi dhe Bankoja për të përshkruar largimin e magjistricave. Me çfarë elementesh janë ndërtuar këto krahasime?13 Si e shpreh në mënyrë figurative Rosi, famën e madhe që është përhapur për trimërinë e Makbethit?Reflektojmë rreth tekstit 14 Nëse magjistricat nuk do të kishin profetizuar ato që i thanë Makbethit, a mendoni se do të bëhej Than i Kodrit? Mos vallë ato shërbejnë thjesht si shtysë për kalimin në veprim të Makbethit për të realizuar ato që dëshironte në fshehtësi? Ku duket kjo?15 Duke qenë se magjistricat parashikojnë një profeci që realizohet, mos vallë Shekspiri kërkon të na komunikojë një pyetje të lashtë: Fatet tona janë të paracaktuara, apo e kemi ne në dorë atë që ndodh në jetën tonë?DetyrëAnalizoni subjektin dhe personazhet e një tragjedie tjetër të Shekspirit, ku vritet një mbret. 125Lexojmë

