Page 128 - Demo
P. 128


                                    Të flasësh për tragjedinë “Makbeth” dhe shfaqjen e saj në skenën e një teatri, janë dy gjëra të ndryshme, megjithëse ndodh që të përmenden edhe në vend të njëra-tjetrës, duke mos bërë asnjë dallim mes tyre. Sidoqoftë, disa dallime janë të dukshme. Kur flasim për tragjedinë e Shekspirit, i drejtohemi tekstit të shkruar nga shkrimtari i madh, pra tekstit të shkruar në letër. Teksti i tragjedisë shekspiriane është vetëm një dhe i pandryshueshëm. Gjithsesi, shkrimtarët kur shkruajnë një tragjedi, dramë, komedi, vërtet në punën e tyre më të rëndësishme kanë fjalën, por ata mendojnë njëkohësisht edhe për shfaqjen, për atë që do të ndodhë në skenë, si do ta luajnë aktorët, a ka nevojë për muzikë, kostumografinë etj. Në këtë mënyrë, fjalët e shkrimtarit janë të vendosura në një kontekst më të gjerë. Zakonisht, kur flasim për shfaqjen e “Makbethit”, nënkuptojmë vënien në skenë, në një sërë shfaqjesh, ku secila prej tyre mund të ketë tiparet e veta specifike. “Makbeth” është vënë në Teatrin Globus; në skenën e Teatrit të Nju-Jorkut; në Teatrin Kombëtar të Tiranës etj. Natyrisht, një shfaqje teatrale mund ta shohim si në një teatër të madh kombëtar, ashtu edhe në një skenë të improvizuar në mjedisin e një shkolle. Cili është ndryshimi midis tragjedisë dhe shfaqjes së saj në teatër?126Lexojmëtekste dramatike 
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132