Page 129 - Demo
P. 129
Në leximin e tragjedisë së Shekspirit ndihmon pak ose aspak cilësia e letrës apo kopertina, sepse ato që kanë rëndësi janë vetëm fjalët. Ndërsa në një shfaqje teatrale janë një sërë elementesh që luajnë rol thelbësor. Elemente të tilla janë fjalët që thonë aktorët, loja skenike, plastika, kostumografia, skenografia, ndriçimi i skenës, zëri etj.Realizimi i shfaqjesPunën kryesore për realizimin e një shfaqjeje e bën regjisori, para të cilit shtrohen disa detyra dhe pyetje që kërkojnë përgjigje:1. Skena: Sa e madhe është hapësira ku do të luhet shfaqja? 2. Aktorët: Personat që do të vënë në skenë pjesën, janë aktorë profesionistë apo amatorë?3. Kostumet: Çfarë veshjesh do të veshin personazhet? A janë të përshtatshme për periudhën historike së cilës i përket pjesa që do të luhet? A u përshtaten karaktereve të personazheve? 4. Skenografia: Ç’pamje do të ketë skena? A i krijon spektatorit ndjesinë e “realitetit” ku ndodh ngjarja? A e vendos shfaqjen në një periudhë të veçantë historike? 5. Ndriçimi: Në ç’kënd të skenës është e nevojshme errësira? Ku duhet të jetë qendra e vëmendjes, pra cila pjesë e skenës duhet të ketë ndriçimin maksimal? Nga duhet të vijë drita: nga lart, apo nga poshtë? Si ndikon projektimi i dritës gjatë momenteve më dramatike të shfaqjes?Ashtu si në teatrin e Antikitetit, edhe në atë të periudhës mesjetare dhe më pas të Rilindjes, përdorej kuptimi apo nuanca e fjalës për të përcjellë te spektatori mjedisin dhe kohën e zhvillimit të ngjarjeve. Kjo, sepse gjatë këtyre periudhave, interpretuesit nuk kishin teknologji të përpunuar të efekteve speciale për të krijuar iluzione teatrore. Për shembull, shumica e ngjarjeve në tragjedinë “Makbeth” të Shekspirit ndodhin natën. Mirëpo, asokohe, kjo tragjedi u shfaq fillimisht në një teatër të hapur, në një pasdite të shndritshme, gjithë diell. Natyrshëm lind pyetja: Si e komunikoi Shekspiri faktin që ngjarjet zhvillohen gjatë natës? Kryesisht duke krijuar skena që të krijonin menjëherë ndjesinë se gjithçka ndodh natën, vonë.BANKOJA: O bir, sa është ora vallë?127Lexojmë

