Page 13 - Demo
P. 13


                                    Studim tekstiKuptojmë tekstin 1 Lexoni mitin e mësipërm dhe përgjigjuni pyetjeve:a) Në çfarë mënyrë u krijua Pandora? Kush ndihmoi në krijimin e saj?b) Kë kërkonte të ndëshkonte Zeusi, kur urdhëroi krijimin e Pandorës?c) Kujtoni cili është shkaku i grindjes mes Zeusit dhe Prometeut? d) Cili është plani i Zeusit që synonte ta arrinte nëpërmjet Pandorës? 2 Në përrallën “Peshkatari dhe e Bukura e Dheut”, fjalët e peshkut që zuri peshkatari “Mos më trazo mua, se s’jam fati yt” e shtyjnë atë ta lëshojë. Si iu shpërblye peshkatarit ky veprim?3 Në njërën nga përrallat e mësipërme, personazheve u duhet të përballen me një shtrigë që mban peng të bukurën e dheut: a) Çfarë i bëri shtriga vëllait të parë?b) A arriti t’i bënte të njëjtën gjë vëllait të dytë?c) Në çfarë mënyre mund të zhbëhej magjia e shtrigës?4 Çfarë i kërkoi iriqi gjarprit? A ia plotësoi gjarpri kërkesën iriqit? 5 Në cilin prej këtyre teksteve flitet për një personazh real dhe një kohë reale? Shpjegoni si shkrihen elementet reale me ato fantastike në të njëjtin tekst.6 Çfarë veprimesh të jashtëzakonshme thuhej se mund të kryente Skënderbeu me shpatën e tij? A ishte ajo një shpatë magjike?Analizojmë tekstin 7 Analizoni këshillën që i ka dhënë Prometeu vëllait të tij, Epimeteut. Si rezultoi kjo këshillë? 8 Në përrallën e mësipërme, ndonëse përpjekjet e vëllait të parë për të marrë të Bukurën e Dheut rezultuan pa sukses, edhe vëllai i dytë vendosi të bënte orvatjen e tij. Cilat janë arsyet që e shtyjnë të ndërmarrë një rrezik të tillë? 9 Në fund, nga kutia e Pandorës pas gjithë të këqijave doli shpresa. Çfarë roli luan ajo në jetën e njerëzve?10 Çfarë elementesh magjike gjenden në përrallën “Peshkatari dhe e Bukura e Dheut”?Interpretojmë tekstin 11 Duke u nisur nga miti, shpjegojeni kutinë e Pandorës si metaforë të: a) zbulimit të të fshehtave të tmerrshme që kanë qëndruar gjatë në errësirë e vjen momenti që shfaqen e nuk mund t’i fshehësh më;b) e asaj që në dukje është e parëndësishme, pa ndonjë vlerë të dukshme, por që fsheh pasoja të pallogaritshme, të fshehta me pasoja të jashtëzakonshme. 12 Kujt ia dhuroi shpatën Skënderbeu? Çfarë kërkonte të shprehte me këtë veprim ai? 13 Në fillim të përrallës tregohet për peshkatarin: “Edhe ay e lëshoi e vate zbrazët në shtëpi, ku e shoqja po priste peshk me tigan në zjarr”. Çfarë shprehjeje popullore na vjen ndër mend nga ky fragment për gruan e peshkatarit? 11Lexojmë
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17