Page 130 - Demo
P. 130
FLEANCI: Ka perënduar hëna; po s’dëgjova sahatin të trokasë.BANKOJA: Po hëna perëndon në dymbëdhjetë.FLEANCI: Pra, do të jetë doemos më vonë.BANKOJA: Na, mbama shpatën. – Qielli bën kursimë:E shoi kandilin.(Hyn Makbethi dhe një shërbëtor me një pishtar)BANKOJA: Nëm shpatën, bir. Kush është atje?Kush është aty? Personazhet hyjnë me pishtar dhe kjo është njësoj si të thuash është natë. Gjatë shfaqjes, personazhet shpesh pyesin: Kush është atje? Në këtë mënyrë krijojmë lehtësisht iluzionin se personazhet nuk mund ta shohin njëri-tjetrin. I gjithë veprimi në shfaqje zhvillohet përmes dialogëve dhe monologëve.Dialogu është formë komunikimi, përmes së cilës personazhet shprehin qëndrimet e tyre. Dialogët janë të gjallë, të tendosur në mënyrë që qëndrimet e personazheve të përfundojnë në kundërthënie të forta.Të folurit e shkurtër të dialoguesve, nga i cili është ndërtuar dialogu, quhet replikë.Monologu nënkupton shprehjen e mendimeve dhe ndjenjave të një personazhi duke kuvenduar me vetveten. Përmes monologëve dalin në pah rrëfime personale, meditime të brendshme, shkaku i një ngjarjeje e cila është zhvilluar, por nuk është treguar në dramë. Në dramat antike, para fillimit të shfaqjes, korifeu, udhëheqësi i korit, u komunikonte shikuesve se ç’do të paraqitej në dramë dhe kohën e zhvillimit të ngjarjeve. Kjo pjesë e dramës është quajtur prolog. Fundi i veprës dramatike, ku janë dhënë shpjegime se ç’ka ndodhur në dramë, është quajtur epilog. 128Lexojmë

