Page 131 - Demo
P. 131


                                    Lista teatrore ose afishja është pjesa ku shënohen emrat e aktorëve që interpretojnë personazhet e dramës, emri i regjisorit dhe i skenografit, kostumografët etj.Të folurit skenik shoqërohet me mimikën, e cila është në harmoni me fjalët që thuhen. Ajo nënkupton çdo lëvizje të muskujve të fytyrës për të shprehur një mendim a ndjenjë, duke u kombinuar edhe me gjestet (lëvizjet e duarve, kokës etj.)Vepra dramatike ndahet në disa pjesë, të cilat quhen akte. Përgjithësisht, dramat janë me një ose dy akte, por ka edhe nga ato me pesë a gjashtë akte. Akti është pjesë e një vepre dramatike ose e një shfaqjeje teatrale, që përbëhet nga disa skena dhe që përfshin një veprim të plotë. Akti mund të ndahet në skena (dukje ose pamje). Nënndarja e një akti të një pjese teatrale, gjatë së cilës luajnë të njëjtat personazhe, quhet pamjeose skenë.Disa skena ose pamje mund të përbëjnë një episod më të madh brenda një akti; një episod i tillë quhet tablo. Studim teksti1 Çfarë kuptojmë kur themi tragjedia e Shekspirit? 2 Çfarë përfytyrojmë kur themi shfaqja “Makbeth” e Shekspirit? 3 Cilat janë elementet më të rëndësishme të një shfaqjeje?4 Diskutoni në lidhje me shprehjen: Teksti i tragjedisë së Shekspirit është vetëm një dhe i pandryshueshëm.5 Çfarë përmban afishja? 6 I gjithë veprimi në një tekst dramatik zhvillohet nëpërmjet dialogëve dhe monologëve. Po mimika, çfarë roli ka? 7 Çfarë mund të ndryshojë nga një shfaqje teatrale në një tjetër? 8 Shikoni pamjet e mëposhtme. Në të tria fotografitë paraqitet skena e shtrigave nga tragjedia “Makbeth”, por në tri shfaqje të ndryshme. Analizoni ndryshimet në veshje, shprehi, ndriçim të skenës etj. 9 Duke u nisur nga pamjet që shihni, si mendoni, në cilën periudhë janë vendosur ngjarjet e tragjedisë “Makbeth”. 10 Diskutoni në klasë çfarë sjell ndryshimi i kontekstit kohor nga mesjeta në bashkëkohësi i vënies në skenë të kësaj tragjedie. 129Lexojmë
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135