Page 132 - Demo
P. 132
Shekspiri në teatër dhe Shekspiri në filmFilmi, në mënyrën e organizimit të tij, përdor të gjitha artet e tjera, i bashkon ato në vetvete dhe njëkohësisht qëndron krahas tyre, si art më vete. Disa elemente të letërsisë, teatrit, arteve figurative e muzikës, bëhen pjesë përbërëse të filmit. Këta komponentë nuk janë të vendosur njëri pranë tjetrit, por shkrihen në një sintezë organike për krijimin e një kualiteti të ri artistik, siç është filmi. Kjo është arsyeja që filmin e quajnë një art sintetik. Për krijimin e një vepre kinematografike marrin pjesë shumë krijues, duke filluar nga regjisori, skenaristi, operatori, kompozitori, aktorët etj., për të mos harruar këtu edhe bashkëpunëtorët teknikë dhe ekonomikë. Filmi pra, në ndryshim nga artet e tjera, është art kolektiv. Letërsia mund të ushqejë filmin në mënyrë të dyfishtë, nga njëra anë me përvojën e vet artistike, nga ana tjetër me bagazhin konkret të veprave letrare, që mund të shërbejnë si burim i drejtpërdrejtë për krijimin e veprave kinematografike. Për të përfituar nga ky “ushqim”, kineastët duhet të njohin thellësisht letërsinë dhe autorët e saj, stilin dhe individualitetin e tyre. Teksti letrar në thelb të tij ka fjalën, e cila është mjet gjuhësor, ndërsa filmi përdor mjetet vizuale. Në tekstin letrar, gjithçka realizohet nëpërmjet fjalës, kurse në film, krahas saj janë të rëndësishme edhe shumë elemente të tjera, si: lëvizja, veprimet, gjestet, mimika.Për kalimin nga teksti në film, skenaristit i nevojitet:të ruajë elementet kryesore të subjektit;të zgjedhë skenat kyçe; të ruajë personazhet kryesore, duke shtuar situata ose momente të frymëzuara nga libri.130Lexojmëtekste dramatike

