Page 134 - Demo
P. 134


                                    Studim tekstiPavarësisht ndjesive dhe mbresave të veçanta që fal realizimi kinematografik i “Makbethit”, shumë nga lexuesit e kësaj vepre, veçanërisht adhuruesit e Shekspirit, bien dakord për faktin se në film vihen re shumë ndryshime. Aty janë prerë disa pjesë dhe janë shtuar të tjera, çka bën që historia të humbasë deri në njëfarë mase thelbin e saj. Versioni filmik i Rupert Goold-it nuk i përmbahet komplotit kryesor dhe kornizës kohore. Dhe kjo duket qartë që është shmangur në film. Po kështu, çmenduria dhe etja për pushtet mungojnë ose thjesht janë përvijuar me konture shumë të holla.Në tërësi, personazhi i Makbethit është minimizuar. Makutërinë e tmerrshme për pushtet, vegimet deri te çmenduria në fund, që personifikojnë aq fuqishëm figurën e Makbethit, nuk i shohim apo ndiejmë në filmin e Rupert Goold-it.1 Çfarë raporti ka filmi me artet e tjera? Po me letërsinë në veçanti? 2 Çfarë marrin regjisorët dhe skenaristët nga letërsia? 3 Cili është mjeti bazë që përdoret në letërsi, po në film? 4 Diskutoni në klasë rreth arsyeve të ekranizimit të teksteve letrare.5 Cilat janë rrugët që zgjedhin profesionistët për të realizuar një film duke u mbështetur në një vepër letrare? 6 Po regjisori Rupert Goold, çfarë mënyrash zgjodhi për realizimin e filmit “Makbeth” në vitin 2010?7 Në ç’kohë dhe ç’vend i vendos ngjarjet Rupert Goold-i në filmin e tij?8 Si mendoni, a janë përherë me vend ndryshimet që i bëhen subjektit apo personazheve të një vepre letrare gjatë realizimit të saj kinematografik? Argumentoni përgjigjen.9 Shikoni filmin dhe diskutoni rreth realizimit të tij. Si mendoni, a ka arritur filmi të ruajë shpirtin e veprës së Shekspirit? 132Lexojmë
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138