Page 135 - Demo
P. 135


                                    Tekstet joletrare kanë përmbajtje reale, pra nuk janë të trilluara, ashtu siç ndodh në të shumtën e rasteve me tekstet letrare. Në to tregohen fakte dhe përshkruhen rrethana apo objekte për qëllime funksionale, që lidhen me fushën e dijes për të cilën bën fjalë teksti.TEKSTI JOLETRAR Këto lloj tekstesh kanë si qëllim: • të tregojnë ngjarje reale që kanë në qendër njerëz realë (kronika, shënime udhëtimi, biografi, intervista, ditarë etj.);• të paraqesin të dhëna dhe informacione (njoftime, zëra nga enciklopeditë, raporte, relacione, fjalorë etj.);• të udhëzojnë, këshillojnë, urdhërojnë për të mbajtur qëndrime të caktuara (udhëzime, urdhra, receta, ligje, rregullore etj.);• të argumentojnë duke mbështetur ose kundërshtuar ide, opinione, fakte (ese, artikuj, fjalime me karakter nga jeta sociale, ekonomike, politike etj.);• të përshkruajnë njerëz, vende, kafshë, objekte (guida turistike, enciklopedi, tekste shkencore etj.).133Lexojmë
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139