Page 136 - Demo
P. 136


                                    1 Tekste rrëfyeseYllka Domi ose poezia e këputur përgjysmëPjesa e mëposhtme është një tekst biografik përkujtimor, që i kushtohet poetes Yllka Domi, e cila në vitin e fundit të gjimnazit, u vra nga forcat e ushtrisë serbe. Teksti përkujtimor është shkruar nga Blerim Valla, mësuesi i Yllka Domit, në 12-vjetorin e vdekjes së saj.Asnjë mësimdhënës nuk e paramendon për të gjallë të tij, e as unë, se do ta përjetojë vdekjen e nxënësit apo nxënëses së vet. Aq më larg, se do të marrë pjesë në përcjelljen e fundit për në amshim të ndonjërit prej tyre.Por ja që në jetë ndodh gjithçka.Lajmin për vrasjen e ish-nxënëses Yllka Domi, vetëm 17-vjeçare, ma kishin kumtuar shoqet dhe shokët e saj, po ashtu ish-nxënës të mi, menjëherë pas ofensivës së madhe të forcave paramilitare dhe militare serbe në Kodrën e Çabratit, që zgjati prej datës 7 deri më 11 maj të vitit 1999.Lajmin për këtë e kishte dhënë, menjëherë pas luftës, gazetari i njohur Chris Stephen në gazetën The New York Times, pasi kishte vizituar personalisht Gjakovën, menjëherë pas luftës. Stephen, fill pas kthimit në SHBA, në gazetën prestigjioze amerikane kishte botuar dhe poezinë e Yllkës me titull “Kënga e pranverës”. Dhe sot, kur po mbushen 12 vjet nga vrasja barbare e saj, kujtimet më kthejnë para shumë viteve, kur Yllka si nxënëse 10-12-vjeçare vinte me fletoren e saj përplot poezi dhe kërkonte mendimin tim për poezitë e saj, duke insistuar të merrte pjesë edhe në orët e shumta letrare që organizoja në atë kohë në shkollën “Mazllum Këpuska”.Dhe Yllka, mbesa e shkrimtarit të njohur gjakovar Kasim Domi, poezinë e kishte si ajrin, si jetën, si ujin, si bukën dhe nuk ndalej së shkruari.Talenti dhe puna e saj e vazhdueshme e kishin bërë atë një poeteshë të pranueshme në qarqet letrare të qytetit, duke u shpërblyer me disa çmime letrare nga klubi letrar “Gj. N. Kazazi”. Por, të gjitha krijimet letrare të Yllkës, bashkë me ditarin e saj, u dogjën bashkë me shtëpinë e saj nga serbët në pranverën e vitit 1999. Ata vranë një vajzë të mitur, por nuk mundën ta vrasin kurrë shpirtin dhe poezinë e saj për dashurinë, lirinë, rininë, atdheun, jetën, vdekjen... Po, edhe Para leximitTeksti rrëfyesTeksti rrëfyes është një lloj shkrimi, në të cilin autori rrëfen duke u bazuar në një ndodhi të vërtetë. Personazhet janë reale, ashtu sikurse vendet, koha dhe ngjarjet. Në këtë lloj shkrimi përfshihen: intervistat, autobiografitë, biografitë, kujtimet, udhëpërshkrimet, mbresat, reportazhet, ditarët, kronikat etj. Rrëfimi gërshetohet me përshkrimin e hollësishëm, shpjegimin dhe informimin nëpërmjet fakteve. Fjalitë janë të thjeshta dhe të qarta, me përdorim të kursyer të figurave letrare.134
                                
   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140