Page 137 - Demo
P. 137
për vdekjen, sepse disi ajo kishte parandjenjë fatin e saj, se do të vdesë, e kjo më së miri del në poezinë e saj të fundit, për së gjallë, “Ti fluturon me dallëndyshet”.Dhe pas vdekjes, më 2001, ishte po ky emër “Ti fluturon me, dallëndyshet” në krye të përmbledhjes me poezi të Yllkës, botim i “Lidhjes së Gruas Shqiptare të Kosovës”. Amanetin e saj të fundit e kishte lënë mu në këtë libër.Në vitin 2002, klubi letrar “Gj. N. Kazazi” botoi librin tjetër kushtuar Yllka Domit, me titull “Një yll i pashuar”, i cili përmban mbresa e kujtime nga miqtë dhe të njohurit e saj, pastaj krijime kushtuar asaj, si dhe disa poezi të pabotuara deri atëherë të Yllkës, të gjitha këto të mbledhura nga shoqja e saj Zana Bakalli, botuar nga klubi letrar “Gj. N. Kazazi”.Ajo kishte sens për poezi, për aktrim, për vallëzim, recitim, e mbi të gjitha ishte një princeshë e poezisë dhe e bukurisë.Për nder të saj, grupi letrar në gjimnazin “Hajdar Dushi” të Gjakovës, ku Yllka, deri para vdekjes, vijonte mësimet në vitin e tretë, mban emrin e saj. Për Yllka Domin, si poete shumë e talentuar që premtonte shumë, pastaj si nxënëse dhe aktiviste e shumë fushave të artit dhe të kulturës, për virtytet dhe shëmbëlltyrën e saj, pastaj për familjen e poetes dhe martires Domi, e cila bashkë me prindërit e saj kishin dhënë ndihmesë të madhe për luftëtarët e lirisë në kodrën e Çabratit, në Gjakovë, mund të dëgjosh nga të gjitha anët e qytetit vetëm fjalët më të mira.Ishte ideja e autorit të këtyre rreshtave, që në shenjë nderimi për këtë poeteshë të re shumë të talentuar, qyteti dhe bota letrare në Gjakovë të themelonin një çmim letrar me emrin e saj, çmim i cili do t’u jepej për çdo vit krijueseve të reja për krijimtarinë e tyre poetike. Kjo iniciativë u mirëprit dhe hasi në mirëkuptim të plotë nga qarqet letrare të Gjakovës, sidomos nga shkrimtari dhe përkthyesi Agim Byci.Dhe në mitingjet e organizuara deri më tani pas luftës, sikurse është aktiviteti më i madh letrar në Kosovë, Mitingu i Poezisë, që mbahet çdo vit në Gjakovë, ky çmim, në bashkëpunim me klubin letrar “GJ. N. Kazazi” dhe shtëpinë botuese “Fan Noli” nga Gjakova, deri tani iu është ndarë tri poeteshave, Abetare Domit, Gentiana Muhaxherit dhe Xhevahire Izmakut.135Lexojmë

