Page 14 - Demo
P. 14


                                    Studim teksti14 Çfarë “mirënjohjeje” pati gjarpri nga veprimi që kreu, duke pranuar iriqin në shtëpinë e tij? Gjuha e tekstit15 Në përrallë synohet të realizohen situata sa më të tensionuara, që e mbajnë vëmendjen e lexuesit pezull. Me cilat prej teknikave të mëposhtme arrin ky efekt në përrallën “Peshkatari dhe e Bukura e Dheut”? Vendosni shenjën √ në alternativat e sakta.krijimi i situatave të papritura;fjali të shkurtra dhe të thjeshta;fjali të gjata që tregojnë me hollësi shumë gjëra njëkohësisht; gjuha shumë e figurshme;prania e pasthirrmave të shumta e të frikshme.16 Shpjegoni kuptimin e shprehjeve të figurshme në përrallën e mësipërme.Rrahën me gjithë udhët që ta prapsën atë: ___________________________________________________________________Selvija mvari qafën e saj: _______________________________________________________________________________________________Pa marrë as dhe firomë: ________________________________________________________________________________________________Lëshuan lotët si breshër: _______________________________________________________________________________________________17 Në fabulën e mësipërme thuhet: “pak e nga pak, filloi të shtrihej e të zgjerohej duke e shtyrë dhe e shtyrë gjarprin, gjith’ edhe më andej”. A mund ta zëvendësoni tërë këtë fjali me një fjalë të vetme? Cila mund të jetë ajo?___________________________________________________________________________________________________________________________________________Reflektojmë rreth tekstit 18 Skënderbeu dhuroi shpatën e tij. Reflektoni rreth përgjigjes së Skënderbeut “ai i dorëzoi shpatën, por jo krahun e tij”. Ku qëndron forca e vërtetë e Skënderbeut?19 Në të katërta krijimet ndodhin ose flitet për veprime të pazakonshme. Diskutoni rreth këtyre veprimeve, në secilin prej teksteve.20 Në disa raste, mesazhi i fabulës është i shprehur në tekst. Në rastin e fabulës së mësipërme, jo. Gjeni mesazhin ose mesazhet që përcjell ajo. Detyrë:Gjeni në internet forma të tjera të rrëfimit për kutinë e Pandorës. - Në një rrëfim është Prometeu ai që i ka futur të këqijat e botës në kuti.- Në një tjetër thuhet se kutia nuk erdhi bashkë me Pandorën, por u la nga lajmëtari i Zeusit në shtëpinë e saj për ta ruajtur gjersa ai ta merrte. Gjejini ato dhe diskutoni ndryshimet.Gjeni ndonjë përrallë tjetër, ku luftohet dhe rrezikohet për të Bukurën e Dheut. Gjeni si përshkruhet bukuria e saj. Gjeni ndonjë legjendë tjetër në të cilën rrëfehet për Skënderbeun. Krahasojeni me legjendën e dhënë në libër. 12Lexojmë
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18