Page 140 - Demo
P. 140


                                    Dëftesa me notat e semestrit të parë të shkollës doli me rezultate shumë të mira, po kështu edhe ajo e semestrit të dytë. Përgjatë vitit të parë dhe të dytë të shkollës, nisa të fitoja vetëbesimin që kisha edhe në Bryn Mawr. Me çdo arritje të vogël dhe çdo dreqosje që arrija të shmangia, dyshimet m’u zhdukën dalëngadalë. Më pëlqenin thuajse të gjithë mësuesit. Nuk kisha frikë të ngrija dorën në klasë. Në Whitney Young nuk ishte e rrezikshme të ishe e zgjuar. Supozohej që të gjithë po studionin fort që të shkonin në kolegj, gjë që përkthehej se kurrë nuk duhej ta fshihje inteligjencën, nga frika se mos dikush të akuzonte se flisje si një gocë e bardhë.Më pëlqente shumë çdo lëndë që kishte të bënte me të shkruarit dhe haja veten me dhëmbë në algjebër e trigonometri. Nuk isha e shkëlqyer në frëngjisht. Kisha shokë e shoqe klase që ishin gjithnjë një hap para meje, që i arrinin rezultatet pa ndonjë përpjekje të madhe në dukje, por mundohesha që ky fakt të mos më vinte përfund. Po filloja të kuptoja se, nëse studioja disa orë më shumë, shpesh dallimi mes nesh zhdukej. Nuk isha nxënëse me të gjitha dhjeta, por përpiqesha gjithnjë dhe në semestra të caktuar pothuaj dilja me të gjitha dhjeta.Ndërkohë Krejgu ishte regjistruar në Universitetin Prinston, duke lënë zbrazët dhomën e tij në Euclid Avenue, duke lënë në përditshmërinë tonë një boshllëk prej një metër e tetëdhjetë e nëntë centimetrash dhe nëntëdhjetë kilesh. Frigoriferi nuk ishte kurrsesi më aq dëng me mish e qumësht dhe linja e telefonit nuk zihej më nga vargu i vajzave që prisnin radhën për të bërë muhabet me të. Disa universitete të mëdha ishin përpjekur t’i ofronin bursë studimi dhe gjithë popullaritetin e një ylli basketbolli, por me inkurajimin e prindërve të mi, ai zgjodhi Prinstonin, që kushtonte më shumë, por që në këndvështrimin e tyre ishte dhe më premtues. Im atë nuk mbahej nga gëzimi kur Krejgu, në vitin e parë të universitetit, hyri si fillestar në skuadrën e basketbollit të Prinstonit. Me këmbët që i dridheshin dhe ndihmën e dy patericave, e bënte shend e verë gjithë atë rrugë me makinë. Kur arrinte të merrte ndonjë ditë pushim nga puna në impiantin e filtrimit, udhëtonte dymbëdhjetë orë rresht Udhëtimi në ParisKjo pjesë është shkëputur nga libri autobiografik i Mishel Obamës “Becoming - Të bëhesh”, botuar në vitin 2018, në gjuhën angleze dhe në vitin 2019, në gjuhën shqipe. Kjo vepër na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste, te sallat e ballos, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse. Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Mishel Obama na vë përpara një sfide: Cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?Fragmenti i mëposhtëm sjell kujtimet nga jeta në fillim të shkollës së mesme dhe nga një udhëtim me klasën në Paris. Michelle ObamaMichelle Robinson Obama ka qenë Zonja e Parë e SHBA-së nga viti 2009 deri në vitin 2017. Pas diplomimit në universitet Princeton dhe Harvard,filloi karrierën si avokate në Çikago, në studion Sidley & Austin, ku takoi edhe burrin e saj të ardhshëm, Barack Obama-n.Në vijim, gjithnjë në Çikago, punoi në zyrën e kryebashkiakut, në universitet dhe në spitalin e të njëjtit institucion. Ndërkaq themeloi seksionin lokal të Public Allies-it, një organizatë jofitimprurëse në ndihmë të formimit të të rinjve për karrierë në sektorin publik. Para leximit138Lexojmë
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144