Page 141 - Demo
P. 141


                                    përmes shteteve të Indianas, Ohajos, Pensilvanisë dhe Nju-Xhersit për të parë një nga ndeshjet e Krejgut.Për shkak të rrugës së gjatë deri në Whitney Young, i shihja më pak prindërit. Tani që e kthej kokën prapa, mendoj se duhet të ketë qenë periudhë vetmitare për ta, ose periudhë që kërkonte një lloj përshtatjeje. Isha më shumë e ikur sesa në shtëpi. E lodhur nga qëndrimi në këmbë gjatë gjithë rrugës nëntëdhjetëminutëshe në autobus, së bashku me Terri Xhonsonin zbuluam një marifet: praktikisht, duhej të dilnim nga shtëpia pesëmbëdhjetë minuta më herët në mëngjes dhe të kapnim autobusin me drejtim komplet të kundërt me shkollën. Zbrisnim disa stacione më tutje në një lagje jo aq të populluar, kapërcenim rrugën dhe hipnim në autobusin e linjës me drejtim nga veriu, i cili ishte goxha më i lirshëm sesa ai ku hipnim zakonisht. Të kënaqur nga dinakëria jonë, zinim një vend dhe llomotisnim apo bënim detyra gjatë gjithë rrugës për në shkollë.Mbrëmjeve kthehesha e dërrmuar në derën e shtëpisë rreth orës gjashtë apo shtatë, në kohë për një darkë të shpejtë dhe një mundësi për të shkëmbyer dy fjalë me prindërit, për çfarë kishte bërë vaki atë ditë. Por me të mbaruar larja e enëve, zhytesha në detyrat e shtëpisë, shpesh duke marrë librat te qoshja poshtë shkallëve ku gjendeshin enciklopeditë, përbri apartamentit të Robit dhe Territ, ku gjeja privatësi dhe qetësi.Prindërit nuk folën kurrë as edhe një fjalë për stresin e pagesave të kolegjit, por unë e kuptoja se ishte i pranishëm. Kur mësuesja e frëngjishtes deklaroi se do të ishte udhëheqësja e një udhëtimi të mundshëm me klasën në Paris, gjatë pushimeve të vitit, për ata që AutobiografiaAutobiografia është jetëshkrimi i një njeriu, i hartuar nga ai vetë. Ndodhitë personale rrëfehen në vetën e parë, sipas këndvështrimit personal. Autori gjithashtu bën vetëprezantimin e historisë së tij duke përzgjedhur detajet dhe faktet që do të paraqesë në të. Kjo do të thotë që autori ka një qëndrim të lirë, vetëgjykues dhe subjektiv ndaj ngjarjeve dhe njerëzve të përfshirë. Përdoret kryesisht koha e tashme, por edhe kohët e shkuara për të rrëfyer ndodhi dhe kujtime të së shkuarës. Ndryshimi mes autobiografisë dhe biografisë është se te kjo e dyta, autori rrëfen për dikë tjetër.139Lexojmë
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145