Page 142 - Demo
P. 142


                                    mund ta përballonin financiarisht një të tillë, as e mora mundimin t’ua thosha atyre të shtëpisë. Kisha një shtëpi të rregullt e plot dashuri, biletën e autobusit për t’i rënë mes përmes qytetit për të shkuar në shkollë, si dhe një pjatë të ngrohtë kur mbërrija në mbrëmje vonë. Përtej kësaj, nuk kisha ndër mend t’u kërkoja prindërve as gjënë më të vogël.Megjithatë, një mbrëmje prindërit më ulën, me një shprehje habie në fytyrë. Ime më e kishte marrë vesh për udhëtimin e Francës nëpërmjet mamasë së Territ.– Pse nuk na the? – më pyeti ajo.– Sepse kushton shumë.– Në fakt, nuk të takon ty ta vendosësh, Mishel, – më tha im atë butësisht, gati i fyer. – Dhe si paske arritur në këtë përfundim kur ne nuk dimë gjë prej gjëje?I pashë të dy, pa ditur ç’t’iu përgjigjesha. Mamaja më hodhi një vështrim të butë. Im atë kishte ndërruar uniformën e punës dhe kishte veshur një këmishë të bardhë e të kollarisur. Ata sapo kishin kaluar të dyzetat asokohe, martuar prej gati njëzet vjetësh. Asnjëri prej tyre s’kishte shkuar ndonjëherë me pushime në Evropë. Nuk shkonin kurrë në plazh apo për ndonjë darkë jashtë. Nuk kishin blerë as shtëpi. Ne ishim investimi i tyre, unë dhe Krejgu. Çdo gjë shkonte për ne.Disa muaj më vonë, fluturova në Paris me mësuesen dhe rreth një duzinë shokësh e shoqesh klase të Whitney Young-ut. Qëndruam në një hostel, bëmë turin e Luvrit dhe të kullës Ejfel. Blinim crepes au formage nëpër kioskat e rrugëve dhe ecnim përgjatë brigjeve të Sienës. Flisnim frëngjisht ashtu si mund të flasin një tufë gjimnazistësh nga Çikagoja, por ama të paktën flisnim frëngjisht. Ndërsa aeroplani largohej nga pista atë ditë, shihja jashtë dritares në drejtim të aeroportit, e bindur se ime më ishte aty, diku, pas xhamave të zinj, e veshur me pallton e dimrit duke më përshëndetur me dorë. Më kujtohet se si motorët morën vrull me zhurmë shokuese. Dhe pastaj se si, me rrapëllimë, nisëm të bënim përpara në pistë dhe avioni mori për lart, ndërsa shpejtësia më pushtoi kraharorin dhe më shtyu pas ndenjëses, përgjatë atij çasti të çuditshëm, të ndërmjetëm dhe gjysmak, që vjen përpara se të ndihesh krejtësisht i lartësuar.(Marrë me shkurtime nga libri i Michelle Robinson Obama-s, “Becoming – Të bëhesh”, përkthyer nga Ledia Agolli, Shtëpia Botuese Dudaj, Tiranë, 2019)140Lexojmë
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146