Page 143 - Demo
P. 143
Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe shënoni në kutizën përbri secilit pohim që lidhet me përmbajtjen e tij.Autorja përcakton me saktësi vendet ku zhvillohen ngjarjet.Rrëfimi i autores përfshin fakte dhe ngjarje të vërteta nga jeta e saj.Autorja rrëfen kujtimet nga fillimi i shkollës së mesme dhe nga një udhëtim në Paris.Rrëfimi i autores përmban argumente.Rrëfehet në vetën e parë dhe autorja është pjesëmarrëse në ngjarje.Autorja përshkruan lidhjen e fortë që ka pasur me familjen.Autorja rrëfen në kohën e ardhme.Analizojmë tekstin2 Gjeni dy karakteristika të tekstit rrëfyes që dalloni në këtë rrëfim.3 Shpjegoni kuptimin e frazës së mëposhtme dhe realitetin që paraqet ajo....nga frika se mos dikush të akuzonte se flisje si një gocë e bardhë.4 Analizoni pjesën e mëposhtme. Çfarë kuptoni prej saj?Kisha një shtëpi të rregullt e plot dashuri, biletën e autobusit për t’i rënë mes përmes qytetit për të shkuar në shkollë, si dhe një pjatë të ngrohtë kur mbërrija në mbrëmje vonë. Përtej kësaj, nuk kisha ndër mend t’u kërkoja prindërve as gjënë më të vogël.Gjuha e tekstit5 Zbërtheni nëntekstin e titullit të librit prej të cilit është shkëputur fragmenti i mësipërm. Si është ndërtuar ai nga ana gjuhësore?6 Në çfarë kohe janë përgjithësisht foljet e kësaj pjese? Pse ndodh kjo?7 Nënvizoni pesë shprehje të figurshme në këtë fragment dhe shpjegoni qëllimin e përdorimit të tyre. Reflektojmë rreth tekstit8 Duke u nisur nga teksti që lexuat dhe nga citimi i mëposhtëm prej parathënies së librit, diskutoni si ndikojnë ngjarjet e së shkuarës në jetën tonë.Por njoh mirë veten time. Im atë, Fraser-i, më pati mësuar të punoj fort, të qesh shpesh dhe ta mbaj fjalën. Ime ëmë, Marian-a, më pati mësuar si të mendoj me kokën time dhe si ta përdor zërin tim.DetyrëGjeni informacione rreth ish-Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mishel Obama. Shkruani vetëm ato informacione që ju bëjnë përshtypje dhe shpjegoni përse.141Lexojmë

