Page 144 - Demo
P. 144


                                    Justin GodartHomeri i ShqipërisëIshte viti 1921, kur deputeti francez, Zhystin Godart, u nis për të zbuluar Shqipërinë. Baroni D’Esturnel dë Konstan, fitues i Nobelit për Paqen, i kishte kërkuar që ta zëvendësonte në një mision në Shqipëri. Pas kësaj, Godarti e vizitoi Shqipërinë edhe në vitet 1922, 1923, 1937 dhe 1951. Gjatë udhëtimeve në viset shqiptare, ai mbajti shënime të shumta në ditarët vetjakë.Pjesët e mëposhtme janë shkëputur nga këta ditarë dhe rrëfejnë përshtypjet e tij gjatë dy takimeve me At Gjergj Fishtën; njërin në Shkodër, kur vizitoi për herë të parë Shqipërinë dhe tjetrin në Paris, kur Fishta ndodhej atje për një vizitë.Udhëtimi i vitit 192131 mars, e enjte Dje ishte ditë udhëtimi.Lamë Tiranën në orën 9 dhe morëm rrugën për në Shkodër… Pas darke erdhën të më shohin eprori i françeskanëve dhe At Gjergj Fishta! “Homeri i Shqipërisë” është madhështor në forcë dhe në inteligjencë. Biseda u kthye shpejt te shqetësimi i përgjithshëm. Ky vend, ose do të bashkohet, ose do të përçahet nga dasitë fetare. Për At Fishtën, ndryshimi mes krahinave të ndryshme nuk u detyrohet besimeve fetare, por kulturës së ndryshme që u kanë dhënë atyre fetë... Por, sipas tij, kjo gjë do të zhduket brenda dy brezave...Dhjetor 1921At Fishta ndodhej në Paris në datat 20-23 dhjetorErdhi të më bëjë vizitë At Gjergj Fishta.Unë e prita me gëzim françeskanin truplidhur, i cili prillin e shkuar, në qelën e kuvendit të tij në Shkodër, në Shqipëri, më kishte paraqitur një program të tërë për marrëdhëniet intelektuale që duhet të vendoseshin midis Francës dhe Atdheut të tij. At Gjergj Fishta është poet, por është edhe një burrë veprimi. Me poezitë e tij fisnike dhe të forta, të cilat shumë shpejt u bënë klasike, ai ka folur për mizoritë, vuajtjet dhe shpresat e Shqipërisë dhe ka ngritur lart shpirtin për pavarësi të bashkëkombësve të tij. Ai jep mësim, boton shkrime tepër të vlefshme mbi këngët popullore të Malësisë, është deputet në Parlament dhe tani është duke punuar që të ngrihet një shkollë e mesme franceze në Shkodër. Për këtë projekt të fundit, At Gjergj Fishta ka nevojë për ndihmë. Unë e kundërshtova duke i thënë: “Po si doni ju që të bëhet kjo me gjithë ato që ndodhin te ju. Ja, pra, shihni se çfarë shkruhet në këta artikuj që kam shkëputur nga të gjitha gazetat tona...”“Rrena, rrena, – përsëriste At Gjergj Fishta i indinjuar dhe i fyer. – Gjithnjë, pra, do të shpifin për vendin tonë aq burrëror dhe aq fatkeq... Si t’ia bëjmë që pranojmë të na gjykojnë sipas fakteve të shpikura, vetëm me qëllim që të na dëmtojnë? Justin Godart (1871-1965) është cilësuar një nga figurat e veçanta të Republikës së Tretë në Francë, si mendimtar i lirë, laik dhe humanist. Avokat, doktor në Drejtësi, por edhe anëtar i Akademisë Kombëtare të Mjekësisë, Doktor Honoris Causa i Universitetit Columbia të Nju-Jorkut, deputet, senator i Rhône-Alpes (1927-1940) etj. Veprimtaria e tij, kryesisht ajo që lidhet me mbrojtjen e Shqipërisë, është bërë e njohur në viset shqiptare qysh në vitet ‘20 e më tej në artikuj dhe punime të tjera të botuara. Para leximitLexojmë142
                                
   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148