Page 145 - Demo
P. 145
Studim tekstiDhe kë, neve që duam paqen e që ëndërrojmë vetëm të merremi me punën tonë të organizimit të një shteti modern! Kur do të na trajtojnë me drejtësi?”Fatmirësisht munda ta qetësoj At Gjergj Fishtën...(Marrë me shkurtime nga libri i Justin Godart-it, “Ditarët shqiptarë: shënimet e udhëtimeve nga marsi 1921 deri në dhjetor 1951”, përkthyer nga Asti Papa, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë, 2008)Kuptojmë tekstin1 Pasi të lexoni pjesët e shkëputura nga ditari, përgjigjuni pyetjeve.a) Për çfarë takimi bën fjalë pjesa e parë e ditarit?b) Si e cilëson deputeti francez At Gjergj Fishtën?c) Cila është tema e bisedës së tyre? Çfarë mendon Fishta në lidhje me të?ç) Për çfarë takimi bën fjalë pjesa e dytë e ditarit?d) Cili është qëllimi i vizitës që Fishta i bën Godartit në Paris?dh)Për çfarë debatojnë ata gjatë këtij takimi?e) Cila është pyetja që ngre Fishta? Çfarë e shtyn atë të bëjë këtë pyetje?Analizojmë tekstin2 Gjeni në pjesët e shkëputura nga ditari ato fjali ku:jepen detaje udhëtimi;përshkruhet Fishta dhe veprimtaria e tij;jepet informacion për tematikën e poezive të tij;parashikohet se ç’do të ndodhë pas dy brezash;përshkruhet atdhetarizmi i Fishtës.Gjuha e tekstit3 Analizoni këto veçori gjuhësore të këtij teksti:llojet e fjalive më të përdorura;kohën më të përdorur të foljeve.Reflektojmë rreth tekstit4 Godarti e cilëson Fishtën “Homeri i Shqipërisë”. Sipas jush, pse?5 Si e kuptoni fjalinë e mëposhtme? A lidhet ajo me realitetin e sotëm?Për At Fishtën, ndryshimi mes krahinave të ndryshme nuk u detyrohet besimeve fetare, por kulturës së ndryshme që u kanë dhënë atyre fetë...6 Shkruani tri ide, të cilat ju mbeten në mendje pas leximit të këtij ditari. Diskutoni në grup rreth tyre dhe vlerësoni arsyetimet e njëri-tjetrit.DetyrëShkruani një fletë ditari rreth një takimi që mund të keni pasur me drejtorin e shkollës suaj ose me një përfaqësues të pushtetit vendor në lidhje me një çështje që ju shqetëson.143Lexojmë

