Page 146 - Demo
P. 146
Tung, babë!Kam kaluar 10 ditët më të vështira të jetës sime, duke e ditur që ishe aty “i vetëm”, në luftë me të keqen, pa pasur mundësi të të shihja, të të flisja, të të përqafoja dhe të të shtrëngoja. Do të bëja gjithçka vetëm që të mundesha të qëndroja pranë teje. Tani jeta ime nuk do të jetë si më parë. U rrita me vlera të rëndësishme, për të cilat dua të të falënderoj, dua të të falënderoj për gjithçka që ke bërë për mua, që më bëre një burrë të fortë dhe guximtar. Do të të dua gjithnjë baba im! Sa do të doja të dëgjoja sërish zërin tënd, më ka marrë malli për shakatë tona, për buzëqeshjen tënde, për sytë e tu, për qëndrimin tënd në divan duke parë televizor. Duhet të të them më fal dhe faleminderit... Më fal për çdo herë që nuk të kam kuptuar, për të gjitha herët që nuk të kam thënë se të dua shumë, më fal për përqafimet e munguara, për fjalët e pathëna, për gabimet që kam bërë, por mbi të gjitha, faleminderit që ishe babai im dhe që nuk do të reshtësh kurrë së qeni. Pa ty, nuk do t’ia kisha dalë kurrë mbanë dhe, megjithëse nuk je më me ne, kujtimi dhe buzëqeshja jote nuk do të harrohen kurrë!Kishe shumë miq që të donin, sepse ti kishe diçka ndryshe, ishe gjithnjë i pranishëm, gjithnjë i gjindshëm, ishe miku i të gjithëve, ishe dhe je krenaria ime (shpresoj të kem qenë edhe unë e jotja). Sot më shumë se kurrë kam kuptuar se sa i rëndësishëm ke qenë në jetën time, ndaj në vitet që do të vijnë, do t’i mbaj në zemër këto kujtime të vyera.Tung, babë... ose më mirë... tung, sherif... rrugëtim të mbarë!Françeskoja yt (Marrë nga: https://www.lastampa.it; https://sport.alpenews.al)Tung, babë!Ish-kapiteni i Romës, Françesko Toti, i dedikoi një letër prekëse babait të ndarë nga jeta prej infektimit me Covid-19. Ikona e futbollit italian shkruan se “10 ditët e fundit kanë qenë më të tmerrshmet e jetës së tij”. Në fund, ish-numri 10, legjendar i klubit verdhekuq, i uron “udhëtim të mbarë” babait Enco.Enco Toti, i cili njihej me pseudonimin “Sherifi”, e mbështeti të birin gjatë gjithë jetës së tij duke e ndjekur në çdo takim.Para leximit144Lexojmë

