Page 147 - Demo
P. 147
Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Përgjigjuni pyetjeve në tabelën e mëposhtme.Ç’lloj është letra e mësipërme?Kush e ka shkruar letrën?Kujt i drejtohet? Me çfarë qëllimi është shkruar?Analizojmë tekstin2 Pse Toti shprehet se ka kaluar 10 ditët më të vështira të jetës së tij? Në ç’rrethana është ndodhur ai?3 Përse shërben falja që Françesko Toti i kërkon babait? Çfarë kuptojmë prej saj?4 Analizoni mesazhin që përcillet në vijim.Sot më shumë se kurrë kam kuptuar se sa i rëndësishëm ke qenë në jetën time, ndaj në vitet që do të vijnë, do t’i mbaj në zemër këto kujtime të vyera. Gjuha e tekstit5 Gjeni në tekst fjalët e shprehjet që përcjellin ndjenjat e dashurisë dhe të mirënjohjes së Françesko Totit ndaj babait që nuk është më.6 Gjeni në tekst fjalët dhe shprehjet që përcjellin vlerësimin e tij për të atin, duke e konsideruar si model në jetë.Reflektojmë rreth tekstit7 Kujtoni tiparet e letrës zyrtare. Krahasojini ato me tiparet e letrës personale.8 Si e keni përjetuar situatën e krijuar prej pandemisë së shkaktuar nga infektimi me COVID-19? Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj kohe? DetyrëShkruani një letër personale për babanë tuaj.Shkruani një letër zyrtare për drejtorin e shkollës, në të cilën të shprehni një propozim konkret për lehtësimin e procesit mësimor gjatë kësaj periudhe.Letra personaleLetra personaleështë një tekst shprehës, që i jep mundësi dërguesit të komunikojë me marrësin, i cili është dikush që e njeh mirë: një mik, një i afërm, një koleg etj. Kjo lloj letre zakonisht shkruhet për të dhënë lajme të reja, për të shprehur ndjenjat, për të falënderuar, për të kërkuar falje, për të kujtuar ngjarje etj., duke përdorur një gjuhë të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe jozyrtare. 145Lexojmë

