Page 148 - Demo
P. 148


                                    Vaxhid SejdiuCila është historia juaj, e largimit nga vendlindja, dhe si ndikoi te ju ky ndryshim?Në fund të viteve ‘90, ish-Jugosllavia kishte filluar të rrënohej në të katër anët. Sa më shumë rritej rezistenca kombëtare shqiptare, aq më shumë tërbohej klasa politike jugosllave. Strukturat e shtetit projektonin dhe zbatonin në pikë të ditës ligje dhe veprime antishqiptare. Në një ambient të këtillë, çdo gjë shqiptare ishte halë në sy për sistemin jugosllav dhe, mbi të gjitha, shkolla, gjuha dhe kultura shqiptare. Arsimi shqip, edhe pse tepër i kufizuar, ishte vënë nën kontroll policor. I madh ishte numri i nxënësve dhe studentëve, duke filluar nga shkollat fillore dhe deri në universitet, që privoheshin nga e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Numri i klasave në gjuhën shqipe ishte i kufizuar dhe fëmijët shqiptarë ishin të detyruar të mësonin edhe në gjuhën sllavo-maqedonase në Shkup, Veles, Prilep, Krushevë, Manastir etj. Në shkollat e mesme, mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën sllavo-maqedonase. Ata që përfundonin shkollimin, në pamundësi për t’u punësuar në vendlindje, e shihnin rrugën e mërgimit si e vetmja zgjidhje. Një gjë të tillë e përjetova edhe unë. Familja ime, ashtu sikurse pjesa më e madhe e familjeve shqiptare, ishte “e dërrmuar” ekonomikisht, nuk qëndronte më në këmbë, dhe e vetmja zgjidhje ishte mërgimi, edhe pse ishte rruga më e padëshiruar.A qe e lehtë përfshirja në komunitetin shqiptar atje?Zvicra në fillim të viteve ‘90 ishte bërë destinacioni më i preferuar për shqiptarët që jetonin nën pushtimin jugosllav, të cilët të përballur me sistemin e egër politik, kërkonin njëfarë shpëtimi jashtë vendlindjes. Prandaj edhe përfshirja ime në komunitetin shqiptar në Zvicër ishte pjesë e aktivitetit, sepse kishte shumë nevojë dhe ekzistonte një numër i madh i shoqatave shqiptare.Gjuha amtare, detyrim mbarëkombëtarIntervista e mëposhtme është realizuar me themeluesin e një rrjeti të suksesshëm të shkollave shqipe në Zvicër, Vaxhid Sejdiun, në kuadër të një cikli intervistash me mësues shqiptarë në diasporë, të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në përhapjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës shqiptare dhe forcimit të lidhjeve të komunitetit shqiptar në vendin ku ndodhen.Vaxhid Sejdiu lindi në vitin 1961, në Kumanovë, ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Studimet universitare i ndoqi në Fakultetin Filozofik (sot Fakulteti Filologjik) të Prishtinës – Dega e Letërsisë dhe e Gjuhës Shqipe, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1985. Aty kreu edhe studimet pasuniversitare dhe mori titullin “Doktor i Shkencave Filologjike”. Që nga themelimi i shoqatës “Motrat Qiriazi” (e cila më vonë u shkri në Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë të Kantonit të St. Gallen-it), ai ka dhënë pa ndërprerje një kontribut të çmueshëm në organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe në organizimin e aktiviteteve me bashkatdhetarë. Para leximit146Lexojmë
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152