Page 149 - Demo
P. 149
Si ishin të organizuar atëherë shqiptarët dhe, a ka ndryshuar ky organizim sot?Tani, dallimi mes atyre viteve të vrullshme në shërbim të lirisë dhe kohës së sotme është shumë i madh. Një pjesë e madhe e shoqatave nuk funksionojnë më. Por, edhe aktiviteti i mërgimtarëve në shërbim kombëtar nuk është më siç ishte dikur.Si është lidhja juaj me gjuhën amtare dhe si ka ndryshuar kjo lidhje për shkak të emigrimit?Asnjëherë nuk më ka vajtur mendja se unë do të largohem nga vendlindja dhe në anën tjetër tërë jetën do të punoj sikur në vendlindje, në profesionin tim shumë të dashur – mësues i gjuhës shqipe, në një ambient shkollor shumë të modernizuar siç është Zvicra dhe me një numër kaq të madh nxënësish. T’ju them të drejtën, më se dy dekada jetoj si në vendlindje, si në Kosovë, si në Shqipëri, mu në mes të Zvicrës. A ka kënaqësi më të madhe se çdo ditë të jesh i rrethuar me fëmijë shqiptarë, të cilët dëshirojnë ta mësojnë gjuhën amtare, edhe pse të lindur në vend të huaj? Ju keni mbi 20 vjet angazhim në mësimdhënie në diasporë. Si ka qenë kjo përvojë e juaja? Si ka ndryshuar ndër vite interesi i emigrantëve shqiptarë atje për të mësuar shqip?Po, e vërtetë, ka më se dy dekada që zhvilloj një punë aktive jo vetëm në procesin mësimor, por edhe në organizimin dhe riorganizimin e shkollave shqipe. Një angazhim plus ky, shumë i vështirë, sepse organizimi i shkollave të reja kërkon edhe kohën e vet. Lirisht mund të themi se për të hapur një pikë shkollore nevojiten 3-4 muaj aktivitet, ku përfshihen takimet me prindër, takime të veçanta, por edhe me grupe të caktuara, mbledhje prindërore e kështu me radhë. Por, në këtë rrugëtim jam tepër mirënjohës ndaj bashkëveprimtarëve: mësuesve dhe prindërve shqiptarë, të cilët më kanë mbështetur në këto nisma. Fakt është se prindërit, të cilët janë të interesuar që fëmijëve të tyre t’ua ruajnë gjuhën amtare, nuk mungojnë. Por çështja është se sa i madh është numri i atyre që regjistrohen. Natyrisht, ne synojmë që të përfshijmë sa më shumë nxënës, me qëllim që pastaj ndarjen në grupe ta kemi sa më të lehtë. Synojmë ndarjen e nxënësve së paku në 3 nivele apo 3 grupe, sepse kështu cilësia e 147Lexojmë

