Page 150 - Demo
P. 150
mësimit është më e lartë. Brezi i parë i mërgimtarëve shqiptarë ka qenë shumë i interesuar që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin në gjuhën amtare, ta ruajnë gjuhën amtare. Ndoshta ishte një periudhë ku përpjekjet për liri e mbanin më lart dëshirën për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Brezi i dytë më duket më i papërgatitur për këtë mision. Por, nëse edhe me brezin e dytë nuk punohet sa duhet dhe si duhet, jam i bindur se gjërat do të ndryshojnë për keq. Në kushtet që ne punojmë, nuk mjafton të jesh vetëm mësues, por duhet të jesh edhe veprimtar i shkollës shqipe, të kesh kontakte të vazhdueshme me prindërit, sepse brezat ndërrohen dhe numri i nxënësve mund të bjerë. Unë po ju them me përgjegjësi, aty ku është hapur një pikë shkollore dhe ka qëlluar një mësues i mirëpërgatitur për këtë lloj mësimi dhe është arritur të formohet një këshill prindëror i përgjegjshëm, mësimi në gjuhën shqipe nuk është ndalur asnjëherë. Janë me dhjetëra shembuj, si: shkollat shqipe në Flums, në Mels, në Buchs etj.Si e keni ndërtuar marrëdhënien tuaj me nxënësit e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Zvicër?Marrëdhënia ime me nxënësit e gjuhës dhe kulturës shqiptare është një marrëdhënie e veçantë, e një mësuesi që ka përkushtimin jo vetëm me pjesën mësimore, por edhe me edukimin kombëtar, sepse këta fëmijë lindin dhe rriten në vend të huaj. Pra, mësimi i gjuhës amtare i shoqëruar me rregullat, saktësinë, respektin dhe të gjitha format e mirësjelljes, janë njëra anë e medaljes, por unë gjatë këtyre viteve jam munduar që të nxit në shpirtin e tyre të njomë atdhedashurinë. Pra, nëpërmjet njësive mësimore jam munduar t’ua bëj më të qartë se kush janë ata dhe si duhet të integrohen në shoqërinë zvicerane, kurse nëpërmjet aktiviteteve të lira ua kam bërë më të qarta rregullat se si ruhet gjuha dhe kultura shqiptare. Një integrim i mirë pa dyshim është shumë i dobishëm, njohja e gjuhëve të huaja është vlerë shumë e lartë, por mbi të gjitha, pa njohjen e gjuhës amtare nuk mund të arsyetohet asnjë hap. Nëpërmjet njësive mësimore jam munduar t’i njoftoj nxënësit e mi me historinë e popullit shqiptar, gjeografinë shqiptare, përpjekjet e brezave në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, sepse gjuha dhe kultura shqiptare janë vlerë botërore. Jam munduar t’ua dëshmoj nëpërmjet fakteve se, pa marrë parasysh nga vijnë dhe çfarë pasaportash kanë, ata në rend të parë janë shqiptarë dhe atdheu i tyre është Shqipëria. Jam munduar nëpërmjet fakteve, që në të ardhmen e tyre gjatë shkollimit, temat e prezantimit në klasë, në shkollën zvicerane, të marrin edhe nga gjuha dhe kultura shqiptare, sepse shpalosim çka kemi. Ne nuk duhet të turpërohemi nga gjuha dhe kultura jonë, por duhet me bindje ta promovojmë atë. IntervistaMe intervistë kuptojmë komunikimin mes një njeriu që konsiderohet i rëndësishëm ose interesant dhe një gazetari që ka si qëllim të informojë publikun ose të reklamojë diçka tek ai.Intervista synon të njohë mendimet, qëndrimet, perceptimet, përvojat dhe karakteristikat e të intervistuarit. Intervista mund të jetë: e strukturuar, gjysmë e strukturuar, e lirë.a) INTERVISTA E STRUKTURUAR përbëhet nga pyetje të parapërgatitura që vendosen sipas një rendi logjik. Ajo mund të ngjasojë me një pyetësor të cilit i përgjigjesh me zë, por gjatë kryerjes së saj, ndryshe nga pyetësori, bashkëbiseduesit ndodhen përballë njëri-tjetrit.b) INTERVISTA GJYSMË E STRUKTURUAR: pyetjet e intervistuesit janë të hapura dhe qëllimi i tij është të hetojë sa më shumë që të jetë e mundur një ngjarje, një situatë, një fakt. Renditja e pyetjeve nuk është e ngurtë, si në rastin e intervistës së strukturuar, por ndjek rrjedhën e bisedës, duke iu përshtatur përgjigjeve. Kjo intervistë është më e lirshme dhe origjinale.c) INTERVISTA E LIRË: intervistuesi nuk ka pyetje të parapërgatitura por vetëm një sërë temash, te të cilat do të përqendrojë intervistën. 148Lexojmë

