Page 151 - Demo
P. 151
Përse e këshilloni mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare për të rinjtë atje?Përvoja më ka dhënë gjithmonë të drejtë, sepse ato këshilla që ua kam thënë nxënësve të mi para 20 e sa viteve, sot ua thonë edhe kolegët e mi zviceranë. Ata në mbledhjet prindërore vazhdimisht ua tërheqin vërejtjen prindërve shqiptarë që t’i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe dhe ta mësojnë gjuhën amtare. Edhe pedagogët zviceranë e përsëritin vazhdimisht qëndrimin e tyre që prindërit t’i orientojnë fëmijët në mësimin e gjuhës amtare. Pastaj, pa njohjen e gjuhës amtare, fëmijët në atdhe ndihen si të huaj, nuk mund të merren vesh as me anëtarët e familjes. Dhe një fakt i këtillë është një plagë më shumë në jetën e mërgimtarit shqiptar. Të jesh shqiptar, por pa gjuhë amtare, është e rëndë dhe nuk përjetohet lehtë. Prandaj, në këtë drejtim duhet të gjithë të punojmë bashkërisht. Diku, ju shpreheni se mësimdhënia është një det përvojash. Çfarë vlere ka marrë profesioni juaj në diasporë?Tani, profesioni im është begatuar me një përvojë të jashtëzakonshme profesionale, i frymëzuar nga një sistem shkollor i avancuar, në të cilin përdoren metodat dhe mjetet e punës më moderne në arsim. Puna me grupe apo me nivele është përvojë më vete. Krahasimi mes orëve mësimore në gjuhën shqipe dhe orëve në shkollën e vendit duhet të ketë një drejtpeshim. Në klasat e mia kam prindër dhe nxënës nga të gjitha trojet shqiptare, që në familje flasin të folme të ndryshme, por që në klasë flasin rrjedhshëm gjuhën letrare shqipe. Kjo “Shqipëri etnike” më jep shpresë se gjuha dhe kultura shqiptare në diasporë do të ngrihet në nivelin e dëshiruar.Një fjalë të fundit për bashkatdhetarët…Një fjalë të fundit për mësuesit-kolegët…“Shkolla Shqipe” është e të gjithëve, prandaj po e përsëris thirrjen që ua kam drejtuar të gjithë mësuesve, të cilët janë në Zvicër: Ejani, ta bëjmë shkollën shqipe temë të përditshme, sepse fëmijët shqiptarë ashtu siç kanë nevojë për bukën, ujin, mësimin në gjuhën gjermane, frënge apo italiane, kanë nevojë edhe për mësimin në gjuhën shqipe.Një porosi për prindërit – bashkatdhetarët…Prindërve apo bashkatdhetarëve të mi, me të cilët ndajmë “bukën e hidhur të kurbetit”, u drejtohem me fjalët e dijetarit shqiptar Sami Frashëri: “Shenja e kombit është gjuha, kur një komb e humb gjuhën, ai humb edhe veten”. Prandaj, orientoni fëmijët tuaj drejt gjuhës dhe shkollës shqipe, sepse emrat e tyre të bukur: Flamur, Shqiprinë, Durim, Qëndrim, Gëzim, Besë, Krenare, Vlorë, Berat, Shkodran, Milot, Sarandë, Krutan, Kosovare, Iliridë, Shqipe etj., nuk kanë kuptim pa njohjen e gjuhës shqipe.(Marrë me shkurtime nga: http://qbd.gov.al)149Lexojmë

