Page 152 - Demo
P. 152


                                    Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Pasi të keni lexuar intervistën, përgjigjuni pyetjeve.a) Çfarë e detyroi mësuesin shqiptar në diasporë të emigronte?b) Si u përfshi mësuesi në komunitetin shqiptar në Zvicër?c) Si e përshkruan mësuesi angazhimin në mësimdhënie dhe më tej, në themelimin e shkollave shqipe në diasporë?ç) Mësuesi i ndan mërgimtarët shqiptarë në dy breza. Ky qëndron dallimi mes brezit të parë dhe të dytë të mërgimtarëve shqiptarë?d) Çfarë synon mësuesi gjatë punës së tij me nxënësit e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Zvicër?dh)Përse e këshillon ai mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare?e) Cila është thirrja që ai u drejton mësuesve që jetojnë në Zvicër?ë) Po porosia për prindërit bashkatdhetarë?Analizojmë tekstin2 Intervista e mësipërme është:e strukturuar; gjysmë e strukturuar; me strukturë të lirë.3 Çfarë përcjell mësuesi nëpërmjet pyetjes retorike vijuese?A ka kënaqësi më të madhe se çdo ditë të jesh i rrethuar me fëmijë shqiptarë, të cilët dëshirojnë ta mësojnë gjuhën amtare, edhe pse të lindur në vend të huaj? 4 Mësuesi shprehet se gjuha dhe kultura shqiptare janë vlerë botërore. Si ua ka dëshmuar ai nxënësve këtë fakt? 5 Analizoni pjesën e mëposhtme të njërës prej përgjigjeve të mësuesit. Shpjegoni përdorimin e thonjëzave.Kjo “Shqipëri etnike” më jep shpresë se gjuha dhe kultura shqiptare në diasporë do të ngrihet në nivelin e dëshiruar.Gjuha e tekstit6 Shpjegoni me fjalë të tjera kuptimin e secilës prej shprehjeve të mëposhtme:zbatonin në pikë të ditës ligje dhe veprime antishqiptareçdo gjë shqiptare ishte halë në sy për sistemin jugosllavtë përballur me sistemin e egër politikjam munduar që të nxit në shpirtin e tyre të njomë atdhedashurinëështë një plagë më shumë në jetën e mërgimtaritReflektojmë rreth tekstit7 Diskutoni rreth realitetit që përshkruan pjesa e përgjigjes së mëposhtme të mësuesit.Numri i klasave në gjuhën shqipe ishte i kufizuar dhe fëmijët shqiptarë ishin të detyruar të mësonin edhe në gjuhën sllavo-maqedonase në Shkup, Veles, Prilep, Krushevë, Manastir etj. Në shkollat e mesme, mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën sllavo-maqedonase. Ata që përfundonin shkollimin, në pamundësi për t’u punësuar në vendlindje, e shihnin rrugën e mërgimit si e vetmja zgjidhje.150Lexojmë
                                
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156