Page 154 - Demo
P. 154
Biblioteka dhe Muzeu “The Morgan”, Nju-Jork, SHBA“The Morgan”, që gjendet në zemër të Nju-Jorkut, përfshin një bibliotekë, një muze, salla shfaqjesh dhe është njëkohësisht shtëpia e koleksionit privat të librave të financierit J.P. Morgan. Ajo është gjithashtu shtëpia e një koleksioni të madh shtypshkrimesh që datojnë para vitit 1500, me autorë artistë evropianë, si: Leonardo, Mikelanxhelo dhe Rembrandi. Në raftet e bronzta të bibliotekës gjenden dorëshkrimet origjinale të Valter Skotit dhe Honore de Balzakut.Bibliotekat më të bukura në botëBibliotekat gjithnjë janë konsideruar si një vend strehimi, ku mund të gjesh vetveten gjatë leximit të rreshtave, por dhe ta rizbulosh atë në një sërë dimensionesh.Kur gjendemi në kontakt me librin, na mjafton prania e tij, izolimi nga zhurma e jetës së vrullshme. Bibliotekat e mëposhtme janë konsideruar ndër më të bukurat në botë. Provoni të imagjinoni se çfarë ndjesie do të përjetonit brenda mureve të këtyre bibliotekave, teksa do të mbanit në duar një libër të mirë.Para leximitTeksti informues-paraqitësTeksti informues-paraqitës është një tekst që paraqet informacione, data dhe lajme, duke i shpjeguar në mënyrë të qartë dhe korrekte. Çdo paragraf i tij përmban informacione të reja dhe shpesh shoqërohet me ilustrime grafike, si: fotografi, skica, harta, grafikë etj.Informacioni përcillet te lexuesi në forma të ndryshme komunikimi, si nëpërmjet mediave të shkruara dhe atyre televizive, enciklopedive, artikujve, gazetave etj.Tekste shpjeguese-informuese janë artikujt, njoftimet, broshurat, fletëpalosjet, vërtetimet, kërkesat, raportet vjetore, procesverbalet, letrat zyrtare, ftesat, shpalljet, telegramet, etiketat etj. Në këtë lloj teksti përdoret gjuha standarde, si dhe fjalë teknike, sipas fushës për të cilën bën fjalë teksti. Nuk përdoret gjuha figurative. 1522 Tekste informuese-paraqitëse

