Page 155 - Demo
P. 155
Biblioteka e Shtutgartit, GjermaniModerne, minimaliste dhe estetikisht e këndshme – këto janë vetëm disa fjalë për të përshkruar bibliotekën e qytetit të Shtutgartit. Biblioteka është hapur në vitin 2011 dhe i ngjan një piramide të përmbysur. Me hapësirën e hapur dhe shkallët që lidhin bibliotekën shumëkatëshe, ofron një vend unik për të lexuar.Biblioteka e Manastirit Strahov, Pragë, ÇekiE ndërtuar në vitin 1679, Biblioteka e Manastirit Strahov luajti një rol të rëndësishëm në historinë çeke dhe është “shtëpia” e mijëra shtypshkrimeve të realizuara midis shekujve XVI dhe XVIII. Po ashtu, është e njohur për afresket biblike që “të lënë pa frymë”. Biblioteka ka dy salla: sallën teologjike dhe sallën filozofike, të cilat janë të gjitha të dekoruara me elemente të praruara.Biblioteka e abacisë Admont, AustriBiblioteka e abacisë Admont është një nga manastiret më të vjetra dhe më të mëdha në botë. Është shtëpia e 70 000 mijë vëllimeve. Ambientet e brendshme janë zbukuruar me afreske dhe skulptura nga dy artistë të mëdhenj të periudhës baroke, Bartolomeo Altomonte dhe Xhozef Stamel.153Lexojmë

