Page 156 - Demo
P. 156
Biblioteka Tianjin Binhai, KinëE quajtur si “Syri” për shkak të sferës në mes të bibliotekës, si dhe pamjes së saj unike nga jashtë që i ngjan një syri gjigant, kjo bibliotekë me pesë nivele është projektuar nga arkitektë holandezë. Ajo është shtëpia e 200 000 mijë librave.Biblioteka Publike e Stokholmit, SuediProjektuar nga arkitekti i njohur suedez, Gunar Asplund, dhe themeluar në vitin 1928, Biblioteka Publike e Stokholmit është ikona më e njohur e qytetit, për strukturën e saj cilindrike. Biblioteka publike është gjithashtu e para në Suedi me rafte të hapura, që u jep vizitorëve lirinë e qasjes pa ndihmën e stafit, një koncept ky i frymëzuar nga bibliotekat amerikane.Biblioteka e Kolegjit TrinityDublin, IrlandëMe raftet e saj prej druri të errët dhe tavanin e lartë të harkuar, kjo bibliotekë mahnitëse është edhe më e madhja në Irlandë. Ajo është shtëpia e 200 000 mijë librave të vjetër, si dhe e objekteve historike e dorëshkrimeve, si Libri i Kellsit, një dorëshkrim i ilustruar bukur që përmban katër ungjijtë në latinisht, i cili besohet se është krijuar në vitin 800 pas Krishtit.Lexojmë154

