Page 157 - Demo
P. 157


                                    Biblioteka e Aleksandrisë, EgjiptBiblioteka e Aleksandrisë dikur konsiderohej një nga bibliotekat më të mëdha dhe më domethënëse të botës antike. Ajo ka hapësirë për tetë milionë libra dhe përbëhet edhe nga një qendër konferencash, katër muze, katër galeri arti, 15 ekspozita të përhershme, një planetar dhe një laborator për restaurimin e dorëshkrimeve.Biblioteka Vasconcelos, MeksikëNjihet gjithashtu si një megabibliotekë. Ajo ka një dizajn unik me rafte të vendosura në mënyrë asimetrike dhe mure transparente. Të krijon idenë e një mjedisi me elemente fantastike, të cilat përforcohen nga instalacioni i Gabriel Orozco-s, që është skeleti i një balene që qëndron mbi sallën qendrore të bibliotekës. Biblioteka është projektuar nga arkitektët meksikanë Alberto Kalach dhe Juan Palomar.Biblioteka e Universitetit të Artit Tama, JaponiKjo bibliotekë njihet si një arritje arkitekturore për konceptin e saj. Është ndërtuar në vitin 2007 dhe, që atëherë, dizajni i saj modern mbetet i përjetshëm, me harqe prej betoni, mure qelqi dhe mobilie minimaliste.(Marrë me shkurtime nga: https://www.kultplus.com)155Lexojmë
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161