Page 158 - Demo
P. 158
Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Për çfarë informon ky tekst?b) Në cilën prej bibliotekave gjenden librat e koleksionit privat të një financieri?c) Cila bibliotekë është hapur në vitin 2011?ç) Cila nga bibliotekat konsiderohet një arritje arkitekturore?d) Në cilën prej bibliotekave muret janë transparente?dh)Cilat janë dy sallat e Bibliotekës së Manastirit Strahov?Analizojmë tekstin2 Teksti i mësipërm shoqërohet me fotografi. Për çfarë ju ndihmojnë ato?3 Rendit disa nga format gjeometrike që janë përdorur në dizajnin e këtyre bibliotekave. Çfarë tregojnë ato për projektuesit e tyre?4 Biblioteka e Aleksandrisë ka hapësirë për tetë milionë libra. Çfarë kuptoni nga kjo e dhënë statistikore?5 Në sa kontinente gjenden bibliotekat e këtij teksti?Gjuha e tekstit6 Cilat janë cilësitë e gjuhës së këtyre teksteve? Shënoni me alternativat e sakta.E hollësishme. E thjeshtë. E figurshme.Me shifra. Objektive. Subjektive.E qartë. E ndërlikuar.Reflektojmë rreth tekstit7 Cilën prej këtyre bibliotekave do të donit të vizitonit? Pse?8 Si mendoni, përse janë quajtur “më të bukurat në botë”, bibliotekat e këtij teksti?DetyrëMblidhni informacione të tjera për bibliotekën që ju pëlqeu më shumë. Prezantojini ato në klasë.156Lexojmë

