Page 159 - Demo
P. 159


                                    Shkruajmë Hapat për shkrimin e një fletëpalosjeje  Mendoni. Duhet ta keni të qartë strategjinë, qëllimet dhe objektivat në lidhje me atë që doni të arrini. Për këtë duhet të mendoni, të mblidhni dhe të kërkoni ide edhe nga të tjerët. Bëni një plan. Plani jua lehtëson shkrimin e fletëpalosjes. Në këtë plan, duhet të shkruani se çfarë përmbajtjeje do të ketë fletëpalosja para se të filloni ta shkruani atë. Gjatë bërjes së këtij plani, duhet të përcaktoni çështjet ose idetë që do të shpalosni në fletëpalosje. Shprehini sa më thjeshtë idetë tuaja. Shkruani. Kur të jeni gati për ta hedhur në letër planin, përqendrohuni dhe shkruani në një skedë pikat e planit tuaj që lidhen me strategjinë, qëllimet, objektivat. Mos mendoni se varianti i parë i kësaj fletëpalosjeje do të jetë i përsosur. Mos u shqetësoni, ai do të rishikohet disa herë. Shkruajeni variantin e parë sipas strukturës që keni krijuar. Bëhuni kritik i vetes, kërkoni dhe konsultohuni me miq e kolegë. Shkruani variantin final pas konsultimeve. Kontrolloni faktet që keni paraqitur, fjalët kyçe që keni përdorur, qartësinë dhe saktësinë e tyre. Konsultohuni me një profesionist të fushës për të cilën po përgatisni fletëpalosjen. Ideoni paraqitjen grafike. Përdorni imazhe, skica, fotografi etj., për ta bërë më të lexueshme dhe më tërheqëse.Fletëpalosja është një fletë e madhe e shtypur dhe e palosur, ku jepen njoftime të ndryshme, botohen materiale me figura a me fotografi për ngjarje të ndryshme. Ajo jep një informacion të përmbledhur dhe të shoqëruar me imazhe për çështjen në fjalë. Fletëpalosja shpërndahet në mënyra të ndryshme përmes gazetave, me postë, dorazi etj.Një fletëpalosje shkruhet për të bërë publicitet, për të reklamuar një produkt, për të tërhequr vëmendje për një informacion të rëndësishëm apo për një ngjarje që do të organizohet së shpejti.Brenda një fletëpalosjeje gjejmë titullin, nëntitujt, sloganin, qëllimin, ilustrimet e fotografitë, si dhe informacion për kontaktet e organizatorëve. Vendet ku ndodhen këto elemente përcaktojnë strukturën e fletëpalosjes.Bëni një fletëpalosje për bibliotekën më të afërt me vendbanimin tuaj.157Shkruajmë
                                
   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163