Page 16 - Demo
P. 16


                                    – Në doni ta qëndroni, lidhuni me besa-besë; vashave mos u rrëfeni, në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t’ju them unë. Atë nga të tria kunatat që do të vijë nesër t’ju sjellë bukën, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të kështjellës. Atëherë keni për të parë se muri do të zërë vend e do të qëndrojë, për jetë e mot. Tha kështu plaku e shkoi: tani u pa, pastaj s’u pa.Vaj! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën. Kuvendoi në shtëpi, i tregoi vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën; ia tregoi të gjitha vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën e fjalën: nuk kuvendoi në shtëpi, nuk i tregoi vashës së vet. Në mëngjes, ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët godasin, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret lartohen... Në shtëpi, nëna e djemve s’di gjë. I thotë së madhes: – Moj nuse e madhe, mjeshtrit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë. Nusja e madhe ia kthen: – Besa, nënë, sot s’mund të shkoj, se jam sëmurë. Kthehet i thotë së mesmes: – Moj nuse e mesme, mjeshtrit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.– Besa, nënë, sot s’vete dot, se do shkoj te fisi për të bujtur. Fjalorkungull – shishe ose enë me bark të gjerë.brof – ngrihem menjëherë më këmbë, çohem me rrëmbim.buj – kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir. druhem – kam frikë nga dikush a nga diçka, i trembem dikujt a diçkaje.14Lexojmë
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20