Page 160 - Demo
P. 160
Veshjet popullore janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato përcjellin shumë elemente, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë në rrjedhën e shekujve.Kostumografia apo veshja e një populli është gjithmonë trajtuar si elementi kryesor i kulturës shpirtërore e asaj materiale të një përkatësie etnike. Po ashtu, veshja e një populli është edhe rezultat i një procesi të zhvillimit, transformimit, evoluimit dhe përsosjes gjatë shekujve. Veshjet popullore, tipet e variantet apo pjesët e tyre punohen me dorë e me kreativitet. Gjatë punimit të tyre shprehet ndjenja për të bukurën. Motivet zgjidhen dhe krijohen duke u bazuar, krahas nivelit të zhvillimit ekonomik, edhe në zhvillimin shoqëror. Ndër motivet e veshjeve shqiptare, më së shumti ka dominuar dielli në trajtë spiraleje, pastaj shqiponja dykrenore, gjarpri si mbrojtës i shtëpisë, kuçedra si armike, dragoi, kurrizi i peshkut etj., kurse te pjesët e veshjes që punoheshin në vegjë kryesisht kanë dominuar Veshjet populloreVeshjet popullore janë pasuri e rëndësishme e popullit dhe e kulturës sonë tradicionale. Ato janë pjesë e identitetit kombëtar, të përcjella ndër breza, prej ilirëve deri në ditët tona. Veshjet popullore shqiptare janë të larmishme dhe ndryshojnë nga njëra krahinë në tjetrën. Sipas studiuesve, kjo larmishmëri ekziston falë fantazisë dhe talentit të artizanëve në shekuj. Teksti i mëposhtëm na njeh me disa veçori të kësaj trashëgimie materiale prej paraardhësve tanë. Para leximitVeshje tradicionale të Rugovës158Lexojmë

