Page 161 - Demo
P. 161


                                    motive floreale e motive me figura gjeometrike. Sa u përket ngjyrave të përdorura, vërehet se ka pasur ndryshime në rrjedhën e viteve. Kjo shihet sidomos në periudha të ndryshme historike, kur kanë dominuar ngjyrat e forta, të cilat herë-herë janë zëvendësuar me ngjyra më të lehta. Në fakt, sa më thellë të futemi në lashtësi, ngjyrat na dalin më të uniformuara, sidomos kur janë përdorur ngjyrat natyrore të lëndës së parë.Mozaiku i veshjeve popullore shqiptare përbëhet nga qindra e mijëra pjesë e eksponate elementesh, sipas destinacionit: për femra apo meshkuj; sipas kohëve: stinëve e punëve; sipas gjendjes emocionale të familjes: dasma, vdekje, martesë, fejesë, festa fetare e kombëtare, dalje në pazar; sipas zonave etnografike: krahinave e rajoneve; kurse sipas besimeve duhet të konstatojmë se dallimet fetare pothuajse nuk ekzistojnë, përkatësisht nuk reflektohen në veshje, sidomos në ato të meshkujve. Veshjet karakterizonin edhe krahina të caktuara. Kosova ka një pasuri të veshjeve që janë karakteristike për secilin rajon të saj.Veshjet më autoktone, përkatësisht më të vjetra që janë ruajtur në Kosovë, me siguri që janë ato të meshkujve të rajonit të Rugovës, të cilat dallojnë nga çdo rajon tjetër, si dhe veshjet e femrave të Hasit të Thatë, të cilat jo vetëm që janë plot kolorit e shprehje artistike, por edhe nuk përsëriten në asnjë rajon etnografik në Kosovë e viset e tjera etnike shqiptare.Në ditët e sotme, veshjet popullore përdoren më së shumti në ditë festash kombëtare, në veprimtari të ndryshme kulturore, në festivale brenda e jashtë kufijve, por edhe në gëzime familjare.(Marrë me shkurtime nga: https://veshjettradicionale.weebly.com)Veshje tradicionale të Hasit të Thatë159Lexojmë
                                
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165