Page 162 - Demo
P. 162


                                    Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Çfarë janë veshjet popullore? Çfarë përcjellin dhe çfarë shprehin ato?b) Si punohen veshjet popullore? Cilat janë motivet që kanë mbizotëruar në veshjet shqiptare?c) Cilat janë veshjet më autoktone në Kosovë? Çfarë i karakterizon ato? ç) Në ç’raste përdoren kryesisht në ditët e sotme veshjet popullore?Analizojmë tekstin2 Si e kuptoni frazën e mëposhtme të shkëputur nga teksti?[...] veshja e një populli është edhe rezultat i një procesi të zhvillimit, transformimit, evoluimit dhe përsosjes gjatë shekujve.3 Plotësoni. Sipas këtij teksti, veshjet popullore krijoheshin:sipas destinacionit – ________________________________________;sipas kohëve – ________________________________________; sipas gjendjes emocionale të familjes – _______________________________________________________________________; sipas zonave etnografike – __________________________________________________. Pasi të plotësoni vendet bosh, interpretoni informacionin e marrë. 4 Analizoni frazën e mëposhtme. [...] sipas besimeve, duhet të konstatojmë se dallimet fetare pothuajse nuk ekzistojnë, përkatësisht nuk reflektohen në veshje, sidomos në ato të meshkujve.Gjuha e tekstit5 Cili mendoni se është kuptimi i fjalës me shkronja të zeza në frazën e mëposhtme? Mozaiku i  veshjeve popullore shqiptare përbëhet nga qindra e mijëra pjesë e eksponate elementesh sipas destinacionit [...]6 Plotësoni pohimet e dhëna për tiparet gjuhësore të këtij teksti.Fjalitë e këtij teksti janë __________________________________________________________________________Foljet janë përdorur kryesisht në kohën __________________________________________________Gjuha figurative ____________________________________________________________________________________Reflektojmë rreth tekstit7 Si mendoni, pse veshja e një populli është trajtuar gjithmonë si elementi kryesor i kulturës shpirtërore e asaj materiale të një përkatësie etnike?8 Reflektoni rreth informacionit që përcjell fjalia e mëposhtme.Ndër motivet e veshjeve shqiptare, më së shumti ka dominuar dielli në trajtë spiraleje, pastaj shqiponja dykrenore, gjarpri si mbrojtës i shtëpisë, kuçedra si armike, dragoi, kurrizi i peshkut etj., kurse te pjesët e veshjes që punoheshin në vegjë kryesisht kanë dominuar motive floreale e motive me figura gjeometrike.9 Veshjet popullore të cilës krahinë do të dëshiroje të vishje? Me ç’rast?Detyrë Kërkoni në revista, enciklopedi ose në internet, informacione rreth veshjeve popullore të krahinës suaj. Diskutoni në klasë rreth tyre.160Lexojmë
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166