Page 163 - Demo
P. 163
Këshilla për të shmangur shqetësimin e panevojshëm gjatë pasigurisë globaleBota ndryshon me shpejtësi. Duke pasur parasysh disa nga zhvillimet që ndodhën dhe po ndodhin, është e vështirë të mos shqetësohemi për veten dhe për njerëzit që na rrethojnë. Këshillat e mëposhtme synojnë t’ju ndihmojnë për të menaxhuar shqetësimin e panevojshëm në kohë të pasigurta.Para leximitËshtë e natyrshme që të shqetësoheni, por nëse mendoni se shqetësoheni tepër dhe se shqetësimi zë një vend të mirë në jetën tuaj, atëherë është e rëndësishme të përpiqeni të gjeni mënyra për ta kufizuar kohën që kaloni duke u shqetësuar. Në vijim janë përfshirë një sërë këshillash, të cilat mund t’ju ndihmojnë për menaxhimin e shqetësimit. Përpiquni të krijoni një rutinë. Nëse jeni duke kaluar më shumë kohë në shtëpi, është e rëndësishme të zbatoni me përpikëri oraret për t’u zgjuar, për të shkuar në shtrat, për t’u ushqyer, si dhe për t’u veshur me rrobat që do të mbani gjatë ditës. Fillimisht mund të hartoni një orar për të strukturuar ditën tuaj, derisa ai t’ju bëhet rutinë.Qëndroni aktiv mendërisht dhe fizikisht. Kur të hartoni orarin ditor, përfshini veprimtari që mbajnë në aktivitet mendjen dhe trupin. Për shembull, mund të përpiqeni të mësoni diçka të re nëpërmjet një kursi online, ose të sfidoni veten për të mësuar një gjuhë të huaj të re. Edhe aktiviteti fizik është i rëndësishëm. Për shembull, mund të kryeni punët përreth shtëpisë me vrull për 30 minuta, apo të ushtroheni sipas videove online me ushtrime fizike. Praktikoni mirënjohjen. Në kohë pasigurie, zhvillimi i praktikës së mirënjohjes mund t’ju ndihmojë që të kaloni momente gëzimi, gjallërie dhe kënaqësie. Në fund të çdo dite, reflektoni rreth asaj që ju bëri të ndiheshit mirënjohës. Përpiquni të vini re gjërat e reja të çdo dite. Për shembull: “Jam mirënjohës që kishte diell në kohën e drekës, sepse munda të qëndroja në kopsht”. Inkurajoni edhe familjarët e tjerë që të përfshihen në këtë aktivitet. Teksti udhëzuesTeksti udhëzues ka si qëllim të udhëzojë lexuesin hap pas hapi në lidhje me një veprimtari të caktuar. Në funksion të qartësisë së shpjegimit, ato shoqërohen me ilustrime ndihmëse. Në këto lloj tekstesh përfshihen: nenet e ligjeve, manualet mësimore, recetat e gatimit, rregulloret e ndryshme etj. Gjuha e përdorur në to është formale, me fjalë dhe terma teknikë. Për të dhënë udhëzimet dhe shpjegimet rreth tyre, përdoren fraza të tilla, si: së pari, pastaj, ndërkohë, derisa, si rezultat, për rrjedhojë, nga ana tjetër, duke e krahasuar me etj. 161LexojmëTekste udhëzuese 3

