Page 164 - Demo
P. 164
Vëreni dhe kufizoni nxitësit e shqetësimit. Ngaqë raportohen vazhdimisht lajme lidhur me situatën shëndetësore, mund të ndihemi sikur kemi nevojë në mënyrë konstante që t’i ndjekim edicionet informative apo që të kontrollojmë përditësimet në mediat sociale. Por mund të vëreni edhe se kjo nevojë për t’u përditësuar me informacion, nxit shqetësimin tuaj. Në këtë rast, përpiquni të identifikoni sa më shumë hollësi. Për shembull, a shqetësoheni më shumë kur ndiqni lajmet për më se 30 minuta? A ju shkaktohet e njëjta ndjesi shqetësimi nga kontrollimi i mediave sociale çdo orë? Mundohuni të kufizoni kohën që ju ekspozon ndaj nxitësve të shqetësimit. Mund të zgjidhni të dëgjoni lajmet në një kohë të përcaktuar çdo ditë, apo mund të kufizoni kohën që shpenzoni në media sociale për të kontrolluar lajmet. Mbështetuni në burime të respektueshme të lajmeve. Kjo mund t’ju ndihmojë edhe në të ardhmen që të jeni të vëmendshëm për burimin prej të cilit merrni lajmet dhe informacionet. Bëni kujdes në zgjedhjen e burimeve të respektuara. Për shembull, në këtë situatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë mundëson informacione të çmuara këtu: https://www.who.int/emergencies/diseases/ novelcoronavirus-2019/advice-for-public(Marrë me shkurtime nga: https://www.psychologytools.com)Kuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe shënoni me ose me pohimet e mëposhtme.Teksti i mësipërm i udhëzon lexuesit që të ndjekin një udhërrëfyes. Teksti i mësipërm i këshillon lexuesit që të shmangin shqetësimin e panevojshëm përgjatë pasigurisë globale. Pyetjet që autori ngre në tekst, presin përgjigjet e lexuesve. Teksti i udhëzon lexuesit se si t’u përgjigjen këtyre pyetjeve. Teksti u sugjeron lexuesve disa përgjigje të mundshme. 2 Cili është qëllimi i hartuesve të këtyre këshillave?Studim teksti162

