Page 166 - Demo
P. 166
Valter LongoTë gjithë e njohim shprehjen “Jemi çka hamë”, por për shumicën, kjo do të thotë që thjesht s’duhet të hamë ushqime të dëmshme. Edhe pse është e rëndësishme të ruajmë një mënyrë ushqyerjeje që na sjell kënaqësi, është gjithaq vendimtare të eliminojmë apo të pakësojmë në minimum lëndët ushqyese që na e bëjnë jetën më të shkurtër, me sëmundje dhe vuajtje, duke shtuar marrjen e lëndëve ushqyese dhe ndjekjen e një stili jete që do të na e zgjatë jetën. Më poshtë janë përmbledhur këshillat për të arritur këtë qëllim. 1) Ndiqni një dietë vegane duke shtuar peshkun; por kujdes nga peshku me përmbajtje të lartë merkuri. Kufizojeni peshkun në 2-3 vakte në javë.2) Pakësoni në maksimum yndyrat e ngopura shtazore dhe sheqernat.3) Konsumoni fasule, qiqra, bizele dhe bishtajore të tjera si burim kryesor energjie.4) Konsumoni sasi të mëdha karbohidratesh komplekse (domate, brokoli, karota, bishtajore etj.).5) Konsumoni sasi relativisht të lartë vaj ulliri (50-100 ml në ditë) dhe një grusht arra, bajame apo lajthi.Dieta e jetëgjatësisë Kur është fjala për shëndetin dhe në veçanti për ushqyerjen, shpesh ndeshemi me moda kalimtare dhe teori të ngritura në rërë, që shpejt kapërcehen apo zëvendësohen nga zbulime të reja dhe moda e teori të reja. Kurse “Dieta e jetëgjatësisë”, e shkëputur nga libri me të njëjtin titull, të autorit Valter Longo, mbështetet në ato që ai i ka quajtur “5 Kolonat e Jetëgjatësisë”, të cilat përkojnë me 5 disiplina që shërbejnë si një bazë e shëndoshë shkencore për programin e tij, të përbërë nga ushqyerja dhe ushtrimi fizik, për të përmbushur pikësynimin për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.Valter Longo, biokimist, ka lindur në Gjenovë, më 1967, dhe njihet në nivel ndërkombëtar si një nga liderët në fushën e studimeve rreth plakjes dhe sëmundjeve që lidhen me të, me botime në revistat më në zë shkencore. Këto përfshijnë zbulimin e disa prej gjeneve kryesore përgjegjëse rreth zgjatjes së jetës dhe identifikimin e një tjetërsimi gjenetik që i mbron njerëzit nga sëmundjet më të përhapura. Është profesor titullar i Gerontologjisë dhe Shkencave Biologjike, dhe drejtor i Institutit të Jetëgjatësisë në School of Gerontology në University of Southern California të Los Anxhelesit, një ndër qendrat kushtuar kryekëput mësimdhënies dhe kërkimeve rreth plakjes.Para leximit164Lexojmë

