Page 168 - Demo
P. 168


                                    Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Sa udhëzime përmban ky tekst? Si janë të grupuara ato?b) Për çfarë shërbejnë?c) Cilat ushqime duhen konsumuar si burim kryesor energjie? ç) Në harkun e sa orëve duhen konsumuar vaktet?d) Cili është regjimi ushqimor që rekomandohet për personat që janë mbipeshë?dh) Po për personat me peshë normale?e) Sa dhe si këshillohet të ecim në një ditë të zakonshme? Po gjatë fundjavës? ë) Cili është lloji i ushtrimeve që këshillohen?Analizojmë tekstin2 Për çfarë na këshillon ky tekst? Shënoni me .Për të arritur peshën ideale.Për të ndjekur një program ushtrimesh fizike në palestër.Për të jetuar sa më gjatë duke ndjekur një dietë ushqimore dhe mënyrë jetese të shëndetshme.Për të shkruar këshilla për mbajtjen e një diete.3 Nënvizoni në tekst fjalitë, në të cilat autori:shpjegon; këshillon; sugjeron.4 Çfarë nënkupton autori me këshillën vijuese?Hani duke përzgjedhur përbërësit e duhur mes atyre që hanin paraardhësit tanë.Gjuha e tekstit5 Gjeni në tekst folje të mënyrës urdhërore. Përse përdoren ato?6 Në tekst përdoren edhe folje në mënyrën dëftore, koha e tashme, veta e parë, numri shumës, të tilla si: njohim, ruajmë, eliminojmë, pakësojmë, ndikojmë etj. Si mendoni, çfarë funksioni kanë këto folje? Shënoni me .Duket sikur autori i tekstit na shoqëron në përzgjedhjen e regjimit të duhur për trupin tonë.Këto folje përdoren, sepse veprimet do t’i kryejmë ne, lexuesit.Autori krijon efektin e bashkëpunimit me lexuesin e këshillave.Reflektojmë rreth tekstit7 Cili grup këshillash ju pëlqeu më shumë? Cilën këshillë do të veçonit nga ky grup? Pse?8 Keni lexuar ndonjë dietë tjetër? Ku ngjason dhe ku ndryshon ajo me këtë dietë?DetyrëMendoni se është e rëndësishme mënyra e gatimit të ushqimeve? Jepni opinionin tuaj dhe më pas formuloni një recetë të shëndetshme për një nga vaktet e të ngrënit.Mendoni për ushtrimet fizike që kryeni zakonisht. Përzgjidhni njërin prej tyre dhe shkruani pesë udhëzime për realizimin e tij.166Lexojmë
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172