Page 169 - Demo
P. 169
Tekste argumentuese 4Fjalimi i Gjergj Kastriot SkënderbeutSkënderbeu, pasi priti përgëzimet e zakonta, u mbajti këtë fjalëkrerëve dhe popullit të mbledhur, sipas Barletit:“Kapedanë dhe ushtarë trima: Nuk është as e re, as e panjohur pamja që kam sot përpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ju gjeta, stërnipër të thjeshtë të një race të vjetër dhe bujare, trima dhe besnikë të patronditur të atdheut tuaj. Edhe jam i lumtur tani që mund t’jua hap zemrën. Ju them pa mburrje që sa kam rrojtur, kam patur gjithnjë këtë mall për atdhenë dhe këtë dashuri për lirinë. Kur më ftuat për këtë vepër nga shërbimi i Sulltanit, kisha në zemër atë dëshirë që kishit edhe ju. Ndofta, ju shkoi në mendje që e kisha harruar edhe atdhenë, edhe nderin, edhe lirinë, kur ju kthenja prapë të helmuar pa ju dhënë asnjë shpresë dhe pa ju treguar asnjë ndjenjë fisnike dhe shpirtmadhe. Po unë sillesha me atë mënyrë, se ashtu e deshte shpëtimi juaj edhe imi, se puna ishte e atillë që duhej bërë dhe jo thënë, se shikonja që kishit më tepër nevojë për fre se sa për shtyrje. Jua fsheha planet e mia dhe nuk jua çfaqa dëshirën që jua dinja shpirtin, posa ju ishit të parët që e hodhët zjarrin edhe e nisët këtë valle, po se puna duhej mejtuar thellë, se duheshin gjetur mjetet, se duhej zgjedhur mirë koha. Ndryshe, do të derdhej gjak më kot, edhe përfundimi do të ishte një robëri më e keqe se e para; edhe atëherë çdo shpresë për të nesërmen do fluturonte; se një punë si kjo niset një herë e mirë dhe në mos vaftë mbarë, rasti dhe mjetet për ta nisur përsëri ikin dhe nuk kthehen prapë. Prandaj nuk ia tregoja planin tim as vetes sime dhe ruhesha mos më shkiste gjuha dhe mos më dëgjonin muret. Kam për dëshmues Hamzanë, tim nip, që e kam patur përkrahës, këshilltar dhe shok armësh me disa të tjerë të paktë, me besnikërinë e të cilëve e vumë këtë plan në veprim. Tani, ndonëse rronim edhe hanim tok, edhe kishim një zemër edhe një shpirt, me gjithë këtë asnjë nga këta nuk më kishte dëgjuar ndonjëherë të zë në gojë atdhenë, lirinë dhe krishterimin gjersa erdhi rasti në betejën e Nishit.Lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj edhe me një tjatër çlirimtar, se Shqipërisë nuk i mungojnë burrat, po ju pëlqeu ta prisni nga dora ime, ndonëse vonë, se kështu ndoshta deshi vetë i madhi Zot. Se është me të vërtetë çudi që trima kryelartë si ju, të rritur në liri, duruat kaq kohë robërinë e barbarëve, duke Fjalorfjalë – këtu: fjalim.krerë – komandantë, prijës.fre – pengesë, frenim.ushtë – heshtë.gardian – ushtar.principatë – shtet i vogël në mesjetë, që sundohej nga një princ.Teksti argumentuesTeksti argumentues ka si qëllim të bindë lexuesin për një çështje të caktuar nëpërmjet argumenteve apo arsyetimeve, të cilat janë fakte, shembuj, prova apo gjykime praktike të autorit. Autori i një teksti argumentues formulon një çështje, e cila shfaqet e gatshme për lexuesin ose është e nënkuptuar. Çështja është një pohim, një ide kyçe, mbi të cilën ndërtohet i gjithë teksti. Tekstet argumentuese më të përdorshme janë: fjalime, letra të hapura, artikuj gazete, ese argumentuese etj.167

