Page 17 - Demo
P. 17
Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël: – Moj nuse e vogël... Nusja e vogël brof në këmbë: – Urdhëro, zonja nënë! – Mjeshtrit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë. – Besa, nënë, unë vete, po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan. – Nisu, shko, se djalin ta shikojmë ne, s’ta lëmë të qajë, – po thonë kunatat.Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, e puth djalin në të dyja faqet, niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e Valdanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit; dy të kunetërit dhe i shoqi.– Puna mbarë, o mjeshtër! Po ç’është kështu? Çekanët ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin nga dora, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë: – Ç’ke ti, o imzot? Pse mallkon gurin e murin? Hidhet kunati i madh: – Ti paske lindur në ditë të zezë, moj kunata jonë. Ne e kemi bërë me fjalë të të murojmë të gjallë në mur të kështjellës. – Shëndoshë ju, o tim kunetër. Po unë do t’ju lë një porosi: kur të më muroni në mur, synë e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, këmbën e djathtë të ma lini jashtë, gjinë e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë, me njërin sy do ta shikjoj, me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do t’i tund djepin e njërin gji do t’ia jap ta pijë. Gjiri im u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali im trimëroftë, u bëftë mbret e mbretëroftë! Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, lartohen, nuk shemben më si më parë. Po rrëzë tyre, gurtë janë edhe sot të lagur e të myshkët, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin e saj... Dhe i biri u rrit, luftoi e trimëroi. Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Kur është ndërtuar kështjella e Rozafatit?b) Çfarë ka ndodhur gjatë shekujve në muret e kështjellës?c) Sipas gojëdhënës, kush merrej me ndërtimin e kështjellës?ç) Çfarë këshille u jep plaku i urtë tre vëllezërve, që muri të mos shembej?d) Përse nuk e çojnë ushqimin dy nuset e mëdha?dh) Çfarë porosie lë nusja e vogël para se ta murosin?e) Ku janë në kështjellë gjurmët e murosjes?Analizojmë tekstin2 Gjeni në tekst fjalitë që tregojnë se shqiptarët janë autoktonë. 3 Çfarë thuhet në tekst për fiset ilire?4 Si del në dritë fakti që në ato anë ka pasur pushtime dhe luftëra të shumta?15Lexojmë

