Page 170 - Demo
P. 170
Studim tekstipritur të më shikoni një ditë në kryen tuaj. Po vallë a e meritoj këtë titull të bukur të çlironjësit që kini mirësinë të më jepni? Lirinë nuk jua solla unë, po e gjeta këtu në mes tuaj. Posa shkela këmbën këtu, posa ma dëgjuat emrin, rendët të gjithë, më dolët përpara, kush e kush më shpejt, sikur të ishin ngritur nga varret etërit, vëllezërit dhe bijtë tuaj, sikur të kishte zbritur nga qielli vetë Perëndia. Më prittë me aqë dashuri dhe gëzim, më sualltë shërbime aq të çmuara dhe të panumërta, sa më bëtë më tepër ju robin tuaj, se sa unë të lirë ju. Këtë fortesë dhe këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ma dhuruat ju; armët nuk jua ngjesha unë, po ju gjeta të armatosur; lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë dhe në ushtat; si gardianë besnikë, të emëruar prej tim eti, ju ma vutë mi krye këtë kurorë, ju ma dhatë në dorë këtë shpatë, ju më bëtë zot të kësaj principate, të cilën më kini ruajtur me aqë besë, me aqë kujdes dhe me aqë mundime. Shpjermëni tani, me ndihmën e Perëndisë, që ta çlirojmë tërë Shqipërinë.”Kuptojmë tekstin1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Cili është qëllimi i mbajtjes së këtij fjalimi?b) Cilat kanë qenë arsyet e pritjes së Skënderbeut?c) Si i përshkruan ai shqiptarët në fjalimin e tij?ç) Cila është thirrja që prijësi i bën popullit të vet?Analizojmë tekstin2 Në fjalën e tij, Skënderbeu përdor disa emërtime për shqiptarët. Shkruajini ato dhe tregoni efektin që krijon kjo zgjedhje leksikore.3 Nënvizoni fjalitë në të cilat merrni informacion historik.4 Shkruani argumentet e përdorura nga Skënderbeu në fjalimin e tij:për të arsyetuar shkaqet e pritjes së tij;për të bindur dhe motivuar shqiptarët për luftë.Gjuha e tekstit5 Shkruani tri veçori gjuhësore të këtij fjalimi.1. _______________________________ 2. _______________________________ 3. _______________________________6 Nënvizoni fjalët e përdorura në dialekt. Shkruani përbri formën e tyre sipas normës letrare.Reflektojmë rreth tekstit7 Si i kuptoni fjalët e Skënderbeut: “Lirinë nuk jua solla unë, po e gjeta këtu në mes tuaj.”8 Jepni vlerësimin tuaj për strategjinë e Skënderbeut, e cila shfaqet në fjalën e tij. Detyrë Kërkoni informacion në internet apo në libra historikë rreth figurës së heroit madhështor, Skënderbeut. Diskutoni në grup rreth vlerave të tij kombëtare.Fjalimi është një ligjëratë që mbahet në një mbledhje të gjerë. Fjalimi mund të ketë tematika të ndryshme dhe mund të jetë i organizuar në formë të gjatë apo të shkurtër. 168Lexojmë

