Page 171 - Demo
P. 171
Zbulimi i HektoritKjo pjesë është shkëputur nga vepra “Ftesë në studio” e shkrimtarit Ismail Kadare, e botuar për herë të parë në vitet '90. Në këtë shkrim eseistik, autori përqendrohet te dy figura të njohura të letërsisë antike greke: Akili dhe Hektori. I pari është i njohur nga lexuesit për trimërinë, guximin, zotësinë luftarake, ndërsa i dyti për virtytet dhe respektin që gëzon falë tyre. Kadare zbulon një përmasë krejt të panjohur të figurës së tyre. Përshtypjet e përhapura rreth Akil hyjnorit shfaqen nën një dritë re, krejt të ndryshme, e cila argumentohet natyrshëm dhe pasuron dijen letrare. A mbetet portreti i heronjve të antikitetit i pandryshuar në të gjitha kohërat? Para leximitFjalortejzat − dell a damar i hollë.ekzemë − sëmundje kronike e lëkurës që shfaqet me skuqjen e saj dhe me flluska a puçrra.Sa për zbulimin që bën Hektori, kur për herë të parë ia sheh nga afër fytyrën Akilit, ai është me interes të veçantë.Së pari, Hektori është ende gjallë, kur Akili i shpon tejzat e këmbëve. Hektori e ka parë disa herë Akilin në fushë të luftës, pra, jo fort larg, dhe ndonëse ka dyshuar (“ka pasur një bindje”) se fytyra e tij nuk është e bukur, siç thonë, ai nuk e ka bërë asnjëherë gjer tani këtë pohim. Është hera e parë që Hektori e sheh fare pranë fytyrën e tjetrit dhe kjo, me sa duket, ndodh kur Akili përkulet për t’i shpuar tejzat. Është çasti kur Hektori zbulon ashtu siç dyshonte (“bindja s’më ka mashtruar”) se fytyra e tjetrit, ashtu si shpirti i tij, është mizore, pra e pahijshme. Këtu epiteti s’ka të bëjë me egërsinë, ashpërsinë etj., sepse Akili i tillë ka qenë përherë për trojanët. Këtu është fjala pikërisht për një zbulim, për një gjë që Hektori ka dyshuar, ndoshta ka polemizuar edhe me të tjerët, dhe që ka të bëjë me legjendën për pamjen e hijshme të Akilit.Për herë të parë dhe të fundit, Homeri hedh një dyshim. Por dyshimi, ndonëse i dalë nga rivali i Akilit, ngjit. Na kujtohet vetmimi i Akilit, fyerja e shpejtë, nervozizmi, sidomos mënjanimi i tij. S’ka qenë asnjëherë aq i hijshëm sa ç’e bënin? Apo ka qenë i tillë, por një shkak 169Lexojmë

