Page 176 - Demo
P. 176


                                    Parku i GërmisëNë pjesën verilindore, qyteti i Prishtinës kufizohet me Parkun e Gërmisë, i cili ka një sipërfaqe prej 62 km2. Që nga viti 1987, ai është një zonë e mbrojtur e natyrës dhe njihet edhe si zonë rekreacionale.Zona për rekreacion dhe pushim fillon prej pishinës e vijon më tutje, në brendi të Gërmisë, duke përfshirë livadhet, ish-pushimoren e fëmijëve, terrenet sportive etj. Kjo zonë është e rrethuar me pyje të dushkut e të ahut dhe ofron një pamje tërheqëse e çlodhëse.Kufiri perëndimor i Gërmisë kalon nga “Kodra e Vreshtave” dhe vazhdon në “Kodrën e Mirditës”, deri në Hajvali dhe lumin e Graçanicës. Kufiri jugor kalon në lumin e Graçanicës, deri në vendin ku bashkohet me lumin Busia, vazhdon në fshatin Mramor dhe Butovc, deri te Lumi i Prishtinës që përfaqëson kufirin verior të kësaj zone malore. Pjesa më e lartë e Gërmisë është “Maja e Butovcit”, me lartësi mbidetare prej 1050 metrash. Teksti përshkruesTeksti përshkrues ka si qëllim të përshkruajë, duke informuar dhe duke treguar si është ndërtuar një objekt, cilat janë tiparet e një personi, të një kafshe, të një mjedisi, apo të një dukurie.Teksti përshkrues ka si qëllim të përshkruajë duke paraqitur me detaje tiparet e një objekti, të një personi, të një kafshe, të një mjedisi apo të një dukurie. Përshkrimi mund të jetë objektiv (në enciklopedi, në tekste shkencore, dokumente zyrtare etj.) ose subjektiv (në ditarët, në letrat personale dhe në tekstet letrare). Përshkrimi mbështetet në perceptimin shqisor: të shikuarit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të shijuarit, të prekurit. Në të jepen detaje dhe informacione të hollësishme të objekteve që përshkruhen.Në tekstin përshkrues mbizotëron përdorimi i mbiemrave dhe fjalëve përshkruese.Në funksion të përshkrimit përdoren edhe ndajfolje, parafjalë, fraza që tregojnë pozicionin në hapësirë të objektit që përshkruhet. Foljet e përdorura janë në kohën e tashme dhe të pakryer.1745 Tekste përshkruese
                                
   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180