Page 177 - Demo
P. 177


                                    Parku i Gërmisë përbëhet nga kodra me lartësi të ndryshme, që ndahen në lugina e lumenj. Në këtë zonë dallohet lugina e Lumit Vellusha, burimi i të cilit ndodhet në pjesën perëndimore të Butovcit dhe përfaqëson pjesën më karakteristike me lartësi mbidetare më shumë se 1000 metra dhe gjatësi të luginës prej 8 kilometrash. Parku i Gërmisë dallohet për resurse të trashëgimisë natyrore dhe biodiversitet të pasur. Duke u bazuar në pozitën gjeografike, karakteristikat gjeologjike dhe kushtet klimatike, malet masive të Gërmisë janë të pasura me florë, vegjetacion dhe faunë. Sipas kërkimeve të bëra deri tani, janë identifikuar 610 specie të florës. Këto specie grupohen në 83 familje, 83 specie kërpudhore, 5 specie specifike për këtë zonë dhe 12 bimë mjekësore. Vegjetacioni pyjor i Gërmisë konsiston në 4 lloje pyjesh: dushku hungarez dhe turk (prej 600-700 m), lisi dhe shkoza (800 m), lisi (820-870 m) dhe ahu (1000 m). Vegjetacioni i larmishëm i Gërmisë siguron kushte të mira për një numër të madh speciesh. Për faunën e Gërmisë, bilanci i kërkimeve të deritanishme rezulton me: 5 specie amfibe, 7 specie zvarranike, 19 specie gjitarësh dhe 30 specie të zogjve, si dhe një numër i madh insektesh.(Përshtatur nga “Plani zhvillimor urban i Prishtinës 2012-2022” dhe nga: https://sq.wikipedia.org/)175
                                
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181