Page 18 - Demo
P. 18
Studim teksti5 Çfarë efekti krijon fjalia “Çekanët godasin, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret lartohen...”? Si ndihen vëllezërit teksa presin nusen që do t’u sjellë ushqimin?Interpretojmë tekstin6 Çfarë ndjenje mbizotëron te nusja e tretë: dashuria për jetën e saj apo ndjenja e amësisë?7 Në tekst thuhet “... gurtë janë edhe sot të lagur e të myshkët”. Çfarë tregon kjo për dashurinë e nënës?8 Plaku (i urtë) është një figurë që e gjejmë shpesh në përralla dhe legjenda. Ai simbolizon: përvojën jetësore, _______________________________________________, _______________________________________________.Gjuha e tekstit9 Shkruani me fjalë të tjera kuptimet e fjalëve dhe të shprehjeve të mëposhtme:tani u pa, pastaj s’u pa _______________________________________________; për jetë e mot __________________________________________________________; gojëdhënë ________________________________________________________________;lartoj _________________________________________________________________________; të myshkët ________________________________________________________________; kuvendoi ___________________________________________________________________.10 Gjeni në tekst urimet që jep nusja e vogël, nënvizoni foljet në to dhe tregoni cilës mënyrë i përkasin. Reflektojmë rreth tekstit11 Qarkoni alternativën e saktë:Murosja e nuses së tretë duhet parë si:a. akt flijimi për të siguruar një kështjellë për djalin e vogël;b. akt dhune ndaj grave;c. metaforë që tregon se për vijimësinë e kulturës shqiptare në rrjedhën e kohës, janë kryer sakrifica të mëdha. Legjenda e Rozafatit mund të konsiderohet edhe si:a. legjenda e sakrificës dhe e fjalës së dhënë;b. legjenda e tradhtisë vëllazërore;c. legjenda e gruas heroike;ç. legjenda e djalit jetim.12 Si mendoni se e shkuan jetën dy vëllezërit e mëdhenj dhe gratë e tyre?DetyrëDiskutoni me prindërit rreth traditës së murimit, kur ndërtohet një shtëpi e re. Çfarë vendoset në themele dhe përse? Shkruani një tekst të shkurtër rreth këtyre ritualeve. Gjeni legjenda ose gojëdhëna nga folklori, të cilat trajtojnë motivin e besës.16Lexojmë

