Page 185 - Demo
P. 185
USHTRIME1 E vërtetë apo e gabuar✘? ✘Nuk mund të ketë gjuhë të folur pa formën e shkruar të saj. Shkrimi ka lindur njëkohësisht me gjuhën. Dëshmitë e para shkrimore të shqipes i gjejmë në shekullin X. Ka dëshmi që shqipja të jetë shkruar para shekullit XIV. 2 Në ç’periudhë datojnë dëshmitë e para shkrimore të gjuhës shqipe?3 Cilës sfere i përkasin dokumentet e para të shkrimit shqip dhe pse?4 Hartoni një tekst me temë: “Ndikimi i shkrimit në zhvillimin e shoqërisë njerëzore”. Sadoqë kalimi nga përdorimi vetëm gojor i gjuhës, drejt komunikimit me shkrim ka luajtur një rol themelor në zhvillimin dhe modernizimin e shoqërisë njerëzore, gjuha e folur mbetet parësore kundrejt gjuhës së shkruar. Shkrimi varet nga gjuha e folur dhe jo anasjelltas. Gjuha e folur, ekzistenca e së cilës mund të kërkohet që në fillesat e shoqërisë njerëzore, është shumë më e hershme se forma shkrimore e saj.Dokumentimi i shkrimit të gjuhës shqipe Dokumentimi i shkrimit të gjuhës shqipe është relativisht i vonë, ndonëse shqipja është një ndër gjuhët më të vjetra të Ballkanit. Deri më sot, mund të flasim për dëshmi shkrimore të shqipes, që datojnë jo më herët se shekulli XIV, ndonëse ka shumë gjasa që kjo gjuhë të jetë shkruar shumë kohë më parë. Në të mirë të kësaj teze flet dëshmia e një kleriku frëng, Guljelmus Ade (Guillelmus Adae, i njohur ndryshe si Brokardus Monakus - Brocardus Monacus). Në veprën e tij të botuar në vitin 1332, ndër të tjera ai shkruan: “Shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinishtja, megjithatë kanë alfabetin latin, në përdorim dhe në tërë librat e tyre”. Nga kjo dëshmi del në pah fakti se jo vetëm që shqipja është shkruar para shekullit XIV, por madje ka pasur edhe libra në këtë gjuhë. Këta libra mund të kenë qenë anale apo kronika të ndryshme të kohës së shtetit të parë të Arbrit, të themeluar rreth shekullit XII. Dokumentet e para të shkrimit shqip i përkasin thuajse tërësisht sferës fetare. Kjo mund të shpjegohet me rrethanat historike të shoqërisë shqiptare. Pushtimi osman, që krahas të tjerave u shoqërua edhe me islamizimin e popullsisë shqiptare, ishte një kërcënim serioz për të ardhmen e krishterimit, qoftë lindor, qoftë perëndimor, në këto troje. Përfaqësuesit vendas të kulturës së krishterë ishin në shërbim të mbrojtjes së traditës dhe të kulturës së tyre fetare. Për këtë arsye, për t’i ardhur në ndihmë popullsisë, u bënë përpjekje për të sjellë në gjuhën shqipe pjesë nga liturgjitë e ndryshme fetare, çka shërbente njëkohësisht edhe për ruajtjen dhe mbijetesën e gjuhës shqipe, e cila u vu përpara kërcënimit serioz të zhdukjes së plotë të saj. 183Histori gjuhe Lexojmë

